Në Bullgari ka pak mbi 2 mln punonjës. Sipas llogaritjeve të ndryshme numri i punonjësve bullgarë jashtë shtetit gjithashtu është i tillë, sipas disa statistikave të tjera madje është më i madh. Del se shumica e bullgarëve punojnë jashtë sesa në vendin e vet. Kjo dukuri ka pasoja dhe aspekte si pozitive, ashtu dhe negative.
Është mirë se ata, të cilët nuk kanë gjetur punë të përshtatshme në vend kanë pasur shans profesional jashtë. Kjo e pakëson numrin e të papunëve në vend dhe në vend që të marrin ndihma sociale, ata paguajnë, duke u dërguar shuma të konsiderueshme të afërmve të tyre në Bullgari. Kështu qe në fakt ata janë investitori më i madh në vend. Është mirë gjithashtu se duke punuar në vende më të zhvilluara ekonomikisht dhe teknologjikisht, ata e rritin nivelin e kualifikimit dhe të kulturës së tyre dhe integrohen më shumë ose më pak në shoqëritë më të zhvilluara. Përveç kësaj është shumë mirë, se duke punuar mijëra kilometra larg atdheut punonjësit bullgarë e ruajnë identitetin e tyre kombëtar, respektojnë dhe ruajnë traditat dhe zakonet e popullit të tyre, mbeten besnikë të fesë së krishterë. Këtu nuk flasim për bullgarët me origjinë turke, të cilët edhe në Bullgari, edhe jashtë vendit mbeten myslimanë, por megjithatë edhe ata mbeten myslimanë bullgarë, ose myslimanë evropianë.
Bullgarët, të cilët e nxjerrin bukën e gojës jashtë, praktikojnë profesione më të ndryshme, por shumica prej tyre janë punonjës me kualifikim të ulët, ka një numër të vogël specialistë teknikë dhe shumë pak specialistë të nivelit të lartë, si mjekë, inxhinierë, menaxherë, shkencëtarë, afaristë. Thënë me fjalë të tjera zakonisht bullgarët kryejnë punë për të cilën nuk kërkohet kualifikim special. Mirëpo, për shkak të greminës së madhe midis nivelit të jetesës në vendet e zhvilluara dhe në Bullgari, madje këto profesione jo-prestigjoze atje paguhen më mirë.
Mund të përmendim akoma efekte pozitive të eksportit të krahut të punës jashtë. Mirëpo, aktualisht në plan të parë sikurse duken efektet negative të këtij emigracioni të punonjësve tanë. Në fakt në këtë mënyrë nga vendi largohen jo vetëm punonjësit e kualifikuar, por edhe punonjësit e nivelit mesatar dhe të ulët.
Këtë e ripohojnë dy studime, që u publikuan para pak kohe, për profesionet më të kërkuara në vend dhe për tregun e punës. Edhe të dyja hulumtimet tregojnë kategorikisht se rreth 70 për qind e punëdhënësve kanë nevojë pikërisht për kuadro të nivelit të mesëm – për specialistë teknikë, shoferë, llogaritarë, për personel në hotele. Në tregun e punës thjeshtë nuk i ka, ata janë jashtë Bullgarisë. Këtu duhet të shtojmë edhe mjekët, sepse gjatë disa viteve të fundit rreth 60 për qind prej studentëve në universitetet mjekësore pasi e marrin diplomën hipin në avion dhe shkojnë jashtë shtetit.
Ka dhe diçka tjetër, që është shumë shqetësuese lidhur me migracionin e punëtorëve. Kjo është kriza demografike. Popullsia bullgare pakësohet gjithnjë e më shumë. Lindshmëria po ulet çdo vit, kurse ata bullgarë, të cilët janë në moshën më të përshtatshme për të pasur fëmijë nisen jashtë shtetit. Bullgaria po shndërrohet në një vend ku popullsia mbizotëruese janë njerëzit e moshuar dhe të sëmurë. Mirëpo, kush do të kujdeset për këta njerëz? Tashmë një punonjës punon për pensionin e 1.5 pensionistëve. Kurse pensionet janë shumë poshtëruese. Ato nuk mjaftojnë madje për ilaçet e të moshuarve të sëmurë, por perspektiva është edhe më e errët.
Jo pak vende në Bashkimin Evropian janë hasur para disa vitesh me probleme të tilla – edhe Italia, edhe Spanja, edhe Portugalia, edhe Greqia. Sot ato tashmë tërheqin krah të huaj pune, përfshi këtu dhe punonjës bullgarë. Si ka ndodhur ky transformim radikal? Siç duket, nuk ka recete universale, por gjithashtu është e qartë se pa rritje ekonomike, të stimuluar në të gjitha mënyrat e mundshme nga autoritetet, rezultate të mëdha nuk mund të arrihen. Sot situata është më e mire në krahasim me atë kohë, kur Evropa Jugore ishte i afërmi i varfër, sepse Bashkimi Evropian është më i fortë dhe disponon instrumente më efektive për të stimuluar rritjen regjionale dhe përballimin e mungesës së bilancit. A mos janë pikërisht për këtë fondet e kohezionit!?
Përgatitinë shqip: Vesella Mançeva
Një vit me rezultate të mira në sektorin bankar, i arritur në një mjedis të vështirë të brendshëm dhe të jashtëm. Kështu e ka vlerësuar vitin që po shkon 2024 para gazetës “24 Çasa” Guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB) Dimitër Radev, me rastin e..
Ministri në detyrë i ekonomisë, Petko Nikollov, gjatë ceremonisë vjetore të ndarjes së çmimeve të Dhomës Bullgare të Tregtisë dhe Industrisë njoftoi se Bullgaria me një rritje prej 2,2 për qind është ndër 6 vendet e para të BE-së. Kryetari i Dhomës..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave. Me shpërblimin më të lartë janë ata që merren me..
Nuk bëhet fjalë për përfundimin e tranzitit të gazit natyror nga Rusia përmes Bullgarisë. Kështu shkruan agjencia shtetërore ruse TASS, pasi ministri bullgar..
Në buxhetin e vitit 2025 propozohet një deficit prej 3 për qind. Në parashikimin buxhetor afatmesëm, deficiti prej 3 për qind është vendosur deri në..