Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dita e Ujit të bekuar dhe Tubimi i Shën Joan Pagëzuesi

БНР Новини
Foto: arkiv

Pas festave të mëdha si Krishtlindja dhe Viti i Ri, dita e Ujit të bekuar dhe Tubimi i Shën Joan Pagëzuesit janë mes festave më të festuara dimërore në Bullgari. Në një plan shpirtëror ato sikurse e spastrojnë pamjen festive nga kufijtë material, që ta ngrenë dhe ta lartësojnë vetëdijen deri tek vlerat e vërteta të ekzistencës njerëzore-Dashuria dhe Shpëtimi. Këto festa të ndritshme dimërore, të njohura akoma si dita e Shën Jordanit dhe e Shën Ivanit, rikujtojnë pagëzimin e Jezu Krishtit në lumin Jordan dhe lavdërimin e Pagëzuesit të Tij-Joan Paraardhësi. Në prag të festës së Ujit të bekuar si dhe në vet festën bëhet e ashtuquajtura ceremoni e Jordanit. Uji bekohet përmes zhytjes së kryqit, simbol i fitores të Jezu Krishtit mbi vdekjen. Sekreti kryhet në mesin e kishës ortodokse nga priftërinjtë, të cilët lexojnë një lutje të posaçme. Gjatë kohës së shërbesëspërurohen në mënyrë simbolike dhe të gjitha ujërat nëpër tokë. Në Bullgari, pas meshës festive, në sheshin përpara Sinodit të Shenjtë shenjtërohen flamujt luftarak dhe trupat ushtarake. Tradita e ka zanafillën e vet nga koha e mbretit Simeoni i Madh, kur përpara betejës tek Ahelloji gjatë vitit 917 flamujt bullgar si dhe ata luftarak janë të bekuar me ujin e bekuar. Sipas kishës tonë Ortodokseuji i Bekuar përdoret për dëbimin e papastërtisë shpirtërore dhe trupore, prandaj që të gjithë besimtarët marrin prej saj, që ta përdorin gjatë gjithë vitit gjatë vuajtjeve të shpirtit dhe të trupit.

Снимка

Për shenjtërimin e ujit ka dëshmiqë nga lashtësia e thellë. Akoma në fillim të shekullit të Dytë Shën Augustin flet për përdorimin e gjerë të ujërave, të cilat janë bekuar gjatë kohës së tij për shëndet dhe shërim. Prandaj dhe vet lutjet, të cilat i lexojnë priftërinjtë mbi të, përveç bekimit, janë dhe një apel të Shpirtit të Shenjtë ta shenjtëroj. Prandaj me një rëndësi të madhe është si besimi i priftit, i cili kryen shërbesën e ceremonisë së bekimit të ujit ashtu dhe besimin e atyre, për të cilët ai kryen ceremoninë. Me rëndësi janë dhe dashuria dhe përkushtimi, të cilat ai i transmeton. Kjo dashuri është vetë Zoti, i cili është Shpirti i dashurisë. Prandaj përmes dashurisë mund të kuptohet sekreti i treshes së shenjtë, e cila zbulohet në ditën e Ujit të bekuar përmes Atit, Birit dhe Frymës së Shenjtë.

Në ditën e Ujit të Bekuar pas shërbesës solemne festive prifti i drejton besimtarët drejt burimit më të afërt të ujit, që ta bekoj. Aty ai hedh kryqin dhe pavarësisht nga temperaturat e ulëta të muajit janar, të rinj e të moshuar janë në garë që ta nxjerrin nga uji. Njerëzit e moshuar thonë se, në qoftë se koha është e kthjellët dhe e qartë dhe kryqi ngrin në ujë, viti do të jetë i begatshëm dhe me bereqet.

Снимка

Sipas traditës së vjetër, burrat në qytetin Kallofer, të veshur në veshje karakteristike popullore , futen në ujërat e akullta të lumit Tunxha, që të luajnë vallen e njohur në të gjithë vendin, të burrave. Me një hap të ngadaltë guximtarët këndojnë këngën “Ka dashuruar Vasillka njëkohësisht dy veta” që të jenë të shëndetshëm dhe të fortë gjatë gjithë vitit. Interesi ndaj valles rritet vazhdimisht dhe qyteza e vogël mezi mundet ti grumbullojë që të gjithë pjesëmarrësit të përfshihen . Sipas fjalëve të kryetarit të bashkisë së qytetit Rumes Stojanov “riti shumëshekullor i përgjigjet kërkesave të Organizatës Botërore për një trashëgimi kulturore pranë UNESKO-s” që u jep bazë banuesve të qytetit të anëtarësojnë për listën dhe sivjet. Larja e ritit vazhdon dhe gjatë ditës tjetër kur kisha ortodokse bullgare nderonkujtimin e Shën Joan Pagëzuesit- profeti i Dhiatës së Vjetër të quajtur akoma Paraardhësi, sepse ka përgatitur njerëzit për ardhjen e Shpëtimtarit. Në traditën popullore bullgare në ditën e Shën Ivanit beqarët i lajnë vajzat, nuset e reja dhe vajzat e vogla deri më 1 vjeç, që të mund të pastrohen dhe ata me ujin e bekuar . Të ashtuquajturat ditë të pista /nga Ignazhdeni deri në ditën e Ujit të bekuar/ kanë kaluar dhe që të gjithë përmbushenme shpresë për kohëra më të mira dhe realizim të ëndrrave më të thella.







Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Fotografi: BGNES



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Manastiri i Bakaxhikut ruan relikte të çmuara nga Çlirimi i Bullgarisë

Vullnetarë përfshihen në pastrimin dhe rimëkëmbjen e manastirit “Shën Spas” pranë majës Bakaxhik në rajonin e qytetit Jamboll të Bullgarisë Juglindore. Aksioni u organizua më 2 nëntor nga kryebashkiaku i fshatit të afërt Çargan, Stoimen..

botuar më 24-11-03 6.30.PD
Këshilli i Apostujve të Shenjtë

Hristo Cokev - një nga artistët e parë me arsim akademik para Çlirimit

Në vitin 1847, në familjen e Hristo Ivanov Bankovit - një njeri i urtë nga një familje e vjetër dhe mjeshtër i të ashtuquajturave “eminii” (pantofla), në një nga mëhallët e qytetit të Gabrovos (Bullgaria Qendore) lindi djali i dytë i Hristos...

botuar më 24-11-01 7.20.PD

Muzeu në Razgrad ofron një turne falas përmes Abritusit të lashtë

Muzeu Historik Rajonal në Razgrad më 30 tetor në lidhje me mbylljen e sezonit turistik organizon një xhiro falas në Rezervatin Arkeologjik "Abritus". Gjatë gjithë ditës, ata që dëshirojnë të eksplorojnë Abritusin e lashtë do të shoqërohen dhe do të..

botuar më 24-10-30 7.20.PD