Në qytetin Pazatrxhik u krijua Asociacioni Ndërkombëtar i Shahut të Aplikuar. Nismëtarët nga Bullgaria u përkrahën nga ekspertë nga SHBA-ja , Gjermania, Spanja, Polonia dhe Britania e Madhe. Asociacioni do të punojë në tri drejtime kryesore: studime shkencore, mjekim dhe arsimim. Qëllimi është të shkëmbehet përvojë në nivel ndërkombëtar dhe të informohet opinioni shoqëror për mundësitë e aplikimit të gjerë të shahut. Për strukturën e re dhe për punën e saj në të ardhmen më shumë hollësi sjell kryetari i Këshillit Drejtues dhe pedagog në Akademinë Kombëtare Sportive Radisllav Atanasov:
“Në qytetin Pazatxhik është Qendra Shoqërore për Njerëz me Diagnoza Psikiatrike “Dashuria ndaj njeriut”. Ajo është e vetme në Bullgari, ku psikiatri Emill Markov me sukses gërsheton metodat e mjekimit, të profilaktikes dhe të adaptimit me lojën e shahut. Që prej shekujsh shahu për disa njerëz është lojë, për të tjerë – art, për të tretë – sport. Domethënë shahu ka një aplikim të gjerë. Federatat sportive merren vetëm me organizimin dhe zhvillimin e garave të shahut. Mirëpo, ka specialistë të cilët arrijnë të shfrytëzojnë elemente të shahut për të përmirësuar punën e tyre.”
Shahu ndihmon për mendimin e strategjive dhe taktikave, për ndjekjen e qëllimit me konsekuencë. Në mjekësi për shembull mund të shfrytëzohet në mjekimin e demencionit, të varësisë së drogës, në psikoterapi – për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve familjare, në punën me të burgosur e kështu me radhë. Në qendrën “Dashuria ndaj njeriut” shfrytëzohet për mjekimin e njerëzve me probleme psikike, me qëllim të depërtohet në ndërgjegjen më të thellë dhe në mendimet më të sinqerta të njeriut.
“Krahas kësaj shahu shfrytëzohet për stimulimin e proceseve mësimore. Kohët e fundit në sferën e arsimit flitet për gatishmërinë e fëmijëve të frekuentojnë shkollën. Kjo do të thotë, që ata të disponojnë kompetencat e domosdoshme sociale dhe të mësimit, aftësi të ambientohen me një mjedis i cili iu nënshtrohet rregullave. Në këtë drejtim shahu ka një aplikim të mrekullueshëm, sepse ai përbën një lojë e bazuar mbi rregullat.”
Në Francë për shembull Ministria e Politikës Sociale subvencionon lojën e shahut nëpërmjet postës elektronike ndër pensionistët. Kjo ndihmon që ata të përballojnë izolimin social, të krijojnë klube për takime reale dhe virtuale. Në Bullgari për fat të keq një praktikë të tillë nuk ekziston.
Shahu ka edhe sfera të tjera ku mund të aplikohet. Mirëpo, ato nuk vërehen nga federatat sportive dhe nga shoqëria. Për shembull akva-shahu ose shah-boksi. Lidhur me këtë Radisllav Atanasov saktëson:
“Shah-boksi praktikohet më se 20 vjet në botë për përgatitjen e kampionëve evropianë dhe botëror. Ka edhe një bullgar Tihomir Dovramaxhiev, i cili është ndër të parët të shah-boksit. Në këtë lojë ka 11 raunde. Raundet tek janë shah nga 4 minuta, raundet çift – boks nga 3 minuta. Për të marrë pjesë në një ndeshje të tillë, njeriu duhet të jetë i përgatitur shumë mirë.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografi: Miglena Ivanova
Pikërisht 3 vjet më parë, më 24 shkurt, filloi pushtimi rus i Ukrainës - një ngjarje që zgjoi Evropën 77 vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dhe vuri në pikëpyetje një nga synimet kryesore të BE-së - parandalimin e një konflikti të ri në..
Në bazën bullgare të Antarktidës “Shën Kliment Ohridski” janë instaluar pajisje matëse që mbledhin të dhëna të vlefshme për aktivitetin diellor dhe lidhjen e tij me fushën magnetike të Tokës për dy muaj. Studimet po kryhen në kuadër të projektit të..
Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi mes 224 të diplomuarve bullgarë në vitin 2024 në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e..
Jordan Minkov mbërriti në Bruksel me familjen e tij në vitin 2007, kur vendi ynë u bë anëtar i plotë i Bashkimit Evropian, pasi gruaja e tij mori një..
Mbrojtja dhe garantimi i të drejtave dhe interesave të qytetarëve bullgarë, personave me identitet bullgar dhe komuniteteve bullgare jashtë vendit..