Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një asociacion ndërkombëtar popullarizon mundësitë e shahut të aplikuar

БНР Новини

Në qytetin Pazatrxhik u krijua Asociacioni Ndërkombëtar i Shahut të Aplikuar. Nismëtarët nga Bullgaria u përkrahën nga ekspertë nga SHBA-ja , Gjermania, Spanja, Polonia dhe Britania e Madhe. Asociacioni do të punojë në tri drejtime kryesore: studime shkencore, mjekim dhe arsimim. Qëllimi është të shkëmbehet përvojë në nivel ndërkombëtar dhe të informohet opinioni shoqëror për mundësitë e aplikimit të gjerë të shahut. Për strukturën e re dhe për punën e saj në të ardhmen më shumë hollësi sjell kryetari i Këshillit Drejtues dhe pedagog në Akademinë Kombëtare Sportive Radisllav Atanasov:

Radisllav AtanasovNë qytetin Pazatxhik është Qendra Shoqërore për Njerëz me Diagnoza Psikiatrike “Dashuria ndaj njeriut”. Ajo është e vetme në Bullgari, ku psikiatri Emill Markov me sukses gërsheton metodat e mjekimit, të profilaktikes dhe të adaptimit me lojën e shahut. Që prej shekujsh shahu për disa njerëz është lojë, për të tjerë – art, për të tretë – sport. Domethënë shahu ka një aplikim të gjerë. Federatat sportive merren vetëm me organizimin dhe zhvillimin e garave të shahut. Mirëpo, ka specialistë të cilët arrijnë të shfrytëzojnë elemente të shahut për të përmirësuar punën e tyre.

Shahu ndihmon për mendimin e strategjive dhe taktikave, për ndjekjen e qëllimit me konsekuencë. Në mjekësi për shembull mund të shfrytëzohet në mjekimin e demencionit, të varësisë së drogës, në psikoterapi – për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve familjare, në punën me të burgosur e kështu me radhë. Në qendrën “Dashuria ndaj njeriut” shfrytëzohet për mjekimin e njerëzve me probleme psikike, me qëllim të depërtohet në ndërgjegjen më të thellë dhe në mendimet më të sinqerta të njeriut.

Krahas kësaj shahu shfrytëzohet për stimulimin e proceseve mësimore. Kohët e fundit në sferën e arsimit flitet për gatishmërinë e fëmijëve të frekuentojnë shkollën. Kjo do të thotë, që ata të disponojnë kompetencat e domosdoshme sociale dhe të mësimit, aftësi të ambientohen me një mjedis i cili iu nënshtrohet rregullave. Në këtë drejtim shahu ka një aplikim të mrekullueshëm, sepse ai përbën një lojë e bazuar mbi rregullat.

Psikiatri Emill Markov prezanton përvojën e grumbulluar.

Në Francë për shembull Ministria e Politikës Sociale subvencionon lojën e shahut nëpërmjet postës elektronike ndër pensionistët. Kjo ndihmon që ata të përballojnë izolimin social, të krijojnë klube për takime reale dhe virtuale. Në Bullgari për fat të keq një praktikë të tillë nuk ekziston.

Sheshi i shahut në një kopsht fëmijësh

Shahu ka edhe sfera të tjera ku mund të aplikohet. Mirëpo, ato nuk vërehen nga federatat sportive dhe nga shoqëria. Për shembull akva-shahu ose shah-boksi. Lidhur me këtë Radisllav Atanasov saktëson:

Shah-boksi praktikohet më se 20 vjet në botë për përgatitjen e kampionëve evropianë dhe botëror. Ka edhe një bullgar Tihomir Dovramaxhiev, i cili është ndër të parët të shah-boksit. Në këtë lojë ka 11 raunde. Raundet tek janë shah nga 4 minuta, raundet çift – boks nga 3 minuta. Për të marrë pjesë në një ndeshje të tillë, njeriu duhet të jetë i përgatitur shumë mirë.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: Miglena Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pamje nga Caribrodi

"Kombi i shopëve" si një grup etnografik bullgar dhe një "diagnozë" serbe

Në mes të janarit të këtij viti tetë shoqata kulturore dhe arsimore bullgare nga Bosilegradi, Caribrodi, Zvonci, Vranja, Pirot dhe Niš i dërguan një letër të hapur Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq, Avokatit të Popullit Zoran Pašalić, Delegacionit të..

botuar më 25-02-11 7.10.PD

Karta bullgare e identitetit është zgjedhur si më e mira në Evropë në një ekspozitë prestigjioze në Zvicër

Në ekspozitën-konferencë High Security Printing EMEA-2025 në Bazel të Zvicrës, karta bullgare e identitetit fitoi vendin e parë për kartën më të mirë të identitetit në Evropë për vitin 2024, njoftoi Ministria e Brendshme. Përveç dizajnit të saj modern dhe..

botuar më 25-02-10 3.57.MD

Fëmijët bullgarë fituan një konkurs në SHBA për të projektuar një koloni hapësinore

Një ekip prej 12 nxënësish bullgarë të klasës së 11-të, i udhëhequr nga Elica Pavllova, fitoi vendin e parë midis pjesëmarrësve nga e gjithë bota në konkursin prestigjioz të projektimit të kolonive hapësinore të organizuar nga Shoqëria Kombëtare e Hapësirës..

botuar më 25-02-10 11.22.PD