Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarje me adresë ballkanike

Parlamenti i Maqedonisë ratifikoi marrëveshjen me Greqinë

Foto: mia.mk

Me 69 vota “pro” dhe pa pjesëmarrjen e opozitës parlamenti i Maqedonisë ratifikoi marrëveshjen me Greqinë, e cila do të ndihmojë për zgjidhjen e kontestit shumëvjeçar për emrin e Maqedonisë dhe për fillimin e procesit të integrimit euroatlantik të Shkupit. Hapi tjetër është miratimi nga ana e Presidentit George Ivanov, i cili duhet ta shpallë pozitën e tij brenda afatit shtatë ditor. Ivanovi, sipas të cilit marrëveshja me Greqinë është e papranueshme, tashmë deklaroi pozitën e tij. Në lidhje me të Kryeministri Zoran Zaev tha se në se Presidenti nuk e nënshkruajë marrëveshjen, pasi qytetarët votojnë për të në referendumin kombëtar, shumica parlamentare do të kërkojë impeachment për kreun e shtetit.


Më 24 qershor në Turqi do të zhvillohen zgjedhje parlamentare dhe presidenciale

Foto: BGNES

Shtetasit e Turqisë do të ushtrojnë të drejtën e tyre të votimit më 24 qershor në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare. Ndër kandidatët është  64-vjeçari Rexhep Taip Erdogan – presidenti i parë i zgjedhur drejtpërsëdrejti nga populli. Ai është në këtë post që nga viti 2014. Para kësaj nga 2003-a deri më 2014-ën ai ishte kryeministër. Këshilli i lartë zgjedhor shpalli se 59 miliona veta do të votojnë në këto zgjedhje. 3 miliona votues jetojnë jashtë Turqisë dhe për ta procesi zgjedhor tashmë përfundoi. Në se askush nga kandidatët nuk merr shumicën absolute të votave, më 8 korrik do të zhvillohet balotazh me pjesëmarrjen e dy kandidatëve, të cilët kanë fituar më shumë vota në raundin e parë.


Dimitris Avramopoulos: Ka rritje të fluksit të migrantëve në disa nga shtetet e Ballkanit Perëndimor

Foto: reutersconnect.com

Komisioneri Evropian për çështjet e migracionit Dimitris Avramopoulos deklaroi se ka rritje të numrit të refugjatëve në disa shtete të Ballkanit Perindimor e më konkretisht në Bosnjë e Hercegovinën, Shqipërinë dhe Malin e Zi. “Pavarësisht se numri i njerëzve, të cilët kalojnë kufijtë e këtyre vendeve  ende nuk është shqetësues, qëllimi ynë është të bashkojmë përpjekjet tona për evitimin e një përkeqësimi eventual të situatës”, nënvizoi Avramopoulos.


Hashim Thaçi: Është koha për të arritur marrëveshjen historike me Serbinë

Foto: reutersconnect.com

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi deklaroi se takimi i tij i planifikuar më 24 qershor në Bruksel me homologun serb Aleksandër Vuçiç është shumë i rëndësishëm, sepse është faza finale para arritjes së marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për pajtimin e dy popujve. Në Prishtinë Thaçi tha se normalizimi i marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës pritet nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian, prej të cilëve ai ka marrë mbështetje. Sipas presidentit kosovar pas këtyre negociatave është koha për të arritur marrëveshjen historike, e cila do t’i japë fund epokës tragjike të marrëdhënieve ndërmjet të dyja shteteve. Jo aq optimiste janë qëndrimet në Kuvendin e Kosovës. Seanca e deputetëve e së mërkurës përfundoi pas diskutimeve dyorëshe dhe pa konsensus për një platformë të përbashkët për negociatat Kosovë-Serbi.


SHBA-ja: Rumania është një model për luftimin e korrupsionit

Foto: reutersconnect.com

Rumania është një model për luftimin e korrupsionit për Evropën Lindore, deklaroi ndihmës sekretari shtetëror amerikan Wess Mitchell në Bukuresht. Fjalët e tij vijnë në një moment kur qeveria e qendrës së majtë në vend përpiqet të vështirësojë procesin e kundërvënies së ryshfeteve. “Shtetet e Bashkuara të Amerikës përkrahin progresin e arritur dhe tani nuk është një moment, në të cilin dëshirojmë ta shikojmë Rumaninë duke bërë hapa prapa” – tha Mitchell.

Përpiloi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Më shumë nga rubrika

Komisioni Von der Leyen 2 – i shpallur, por i pasigurt

Emrat e këtij Komisioni Evropian nuk janë më spekulime apo hamendje, por fakt. Struktura gjithashtu dhe ajo që është e qartë është se janë 6 nënkryetarë ekzekutivë por struktura e nënkryetarëve të zakonshëm është hequr. Siç pritej, secila prej..

botuar më 24-09-25 6.48.MD

Në sistemin arsimor janë të dukshme edhe të metat e shoqërisë sonë

Pas ditës së parë të shkollës për nxënësit në Bullgari - 15 shtator - vjen koha për të nisur vitin e ri shkollor edhe për studentët, pasi shumica e institucioneve të arsimit të lartë në vendin tonë hapin dyert më 1 tetor. Në këtë interval prej rreth dy..

botuar më 24-09-25 7.35.PD

Një tjetër donacion i madh nga Bullgaria për Prespën e Vogël

Një tjetër donacion i madh për komunën shqiptare të Prespës së Vogël është bërë nga Fondacioni “Kujtesa Bullgare” më 14 shtator në fshatin Globoçeni të Komunës së Pustecit. Fondacioni siguroi një kontejner mjekësor të pajisur plotësisht për fshatin..

botuar më 24-09-24 4.34.MD