Më 3 mars të viti 1878 (19 shkurt sipas kalendarit julian) me Traktatin paqësor të Shën-Stefanit përfundon Lufta e fundit ruso-turke, e cila për Bullgarinë është lufta çlirimtare. Sipas kushteve të këtij traktati Bullgaria bëhet principatë të madhe autonome, në të cilën hyjnë territore që më parë ishin njohur nga sulltani si trojet e Eksarkisë Ortodokse Bullgare. Por gëzimi për nënshkrimin e Traktatit nuk zgjat shumë.
Ai është paraprak dhe pak pas kësaj vjen revizioni i tij – gjatë korrikut të 1878-ës në Kongresin e Berlinit, kur Fuqitë e Mëdha marrin vendimin për ndarjen e Bullgarisë në tre. Në kufijtë e saj mbetet vetëm Principata e vogël Bullgaria (Bullgaria Veriore dhe rajoni i qytetit të Sofjes), e cila është vasale e sulltanit. Rumelia Lindore – krahina autonome brenda Perandorisë i bashkohet principatës më 1885. Maqedonia dhe troje të tjera bullgare i janë kthyer Perandorisë Osmane.
Një kompensim të vogël për këtë padrejtësi bullgarët marrin 30 vjet më vonë kur më 22 shtator 1908 princi Ferdinand shpall nëpërmjet një manifesti se Principata bëhet mbretëri të pavarur bullgar. Manifesti është shpallur në qytetin Veliko Tërnovo si një akt simbolik – ky është kryeqyteti i Mbretërisë së Dytë Bullgar që ka ekzistuar deri në fundin e shekullit të XIV-të.
Në Fondin e Artë të Radios Kombëtare Bullgare rruhet incizimi i zërit të aktorit nga qyteti Veliko Tërnovo Sava Dimitrov, i cili 17 vjet me radhë hyn në rolin e Ferdinandit, për të lexuar manifestin e shpalljes së pavarësisë:
“Më 19 shkurt 1878 e shkëputëm litarin e robërisë pesëshekullore të Bullgarisë, e cila dikur ka qenë aq e madhe dhe e lavdishme. Që atëherë deri më sot, tashmë 30 vjet, populli bullgar punon pa pushim për mirëqenien e viseve të veta të bukura dhe nën udhëheqjen time dhe atë të princit Aleksandër krijoi një shtet që meriton të bëhet anëtar me të drejta të barabarta në familjen e popujve të qytetëruar. Populli im gjithmonë ka qenë paqedashës dhe sot ëndërron për përparim kulturor dhe ekonomik. Prandaj asgjë nuk duhet të pengojë Bullgarinë, asgjë nuk duhet të vonojë përparimin e saj. Kjo është dëshira e popullit, i tillë është vullneti i tij. Zhvillimi normal dhe i qetë i shtetit tonë të pavarur po pengohet nga prangat , me këputjen formale të të cilave do të përmirësohen edhe marrëdhëniet e prishura mes Bullgarisë dhe Turqisë. Unë dhe populli im në të vërtet përshëndetim rilindjen politiken të Turqisë. Ajo dhe Bullgaria – të lira dhe krejtësisht të pavarura nga njëra-tjetra do të kenë të gjitha premisat të krijojnë dhe të përforcojnë lidhjet e tyre miqësore dhe të përqendrohen mbi zhvillimin e tyre të brendshëm paqësor. I emocionuar dhe me uratën e të Madhit, unë e bëj të ditur pavarësinë e mbretërisë bullgare dhe bashkë me popullin tim besoj se ky akt do të gjejë miratimin e Fuqive të Mëdha dhe mirëkuptimin e të gjithë botës së shkolluar.”
Që nga kjo ditë e tutje Bullgaria ka të drejtën të zhvillojë politikat e saj të pavarura të jashtme dhe ekonomike dhe të kujdeset për interesat e shtetasve të saj brenda dhe jashtë kufijve të vendit. Realizimi i ëndrrave të disa brezave bullgarësh për unitet bëhet fakt dhe ai i inkurajon bullgarët të vazhdojnë të punojnë në emër të idealit kombëtar – bashkimi i të gjithë bashkatdhetarëve në një atdhe.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Foto: arkiv dhe BGNES
Një kompleks prej një duzinë shtëpish të vogla, të vendosura në pjesën jugore të qytetit shkëmbor Perperikon, u zbulua nga arkeologët nën drejtimin e Prof. Nikollaj Ovçarov. Sipas tij, bëhet fjalë për një lagje të tërë që daton nga shekulli XIII-XIV,..
Si dukej bota e kafshëve në zonën e qytetit të sotëm të Trënit (Bullgaria Perëndimore) më shumë se 80 milionë vjet më parë - kësaj pyetjeje po përpiqen t'i përgjigjen paleontologët nga Muzeu Kombëtar i Shkencave Natyrore në Akademinë Bullgare të..
Muzeu Historik Kombëtar feston 130-vjetorin e lindjes së mbretit Boris III me ekspozitën “Mbreti Boris III. Një personalitet dhe burrë shteti”. Ajo do të hapet sot, 3 tetor, në hollin qendror të muzeut. Ekspozita do të prezantojë, sipas rendit..
Gjetjet nga gërmimet arkeologjike të tumës Kozareva u bënë një sensacion i vërtetë në vitin 2014, kur u prezantuan për herë të parë para publikut të..