Për tetë muaj fitimet e 26 bankave dhe degëve të bankave të huaja në Bullgari e tejkaluan kufirin psikologjik prej 1 mlrd. leva (556 mln. euro). Këto janë shumë para, bile në kontekstin evropian. Akoma më mbresëlënëse është rritja e këtyre të ardhurave në krahasim me vitin e kaluar – 20%. Po të vazhdojmë me shifrat, duhet përmendur se për një vit fitimi i 17 firmave më të mëdha në vend është 724 mln. euro. Dhe akoma një rekord tjetër bankar – aktivet e institucioneve financiare e tejkaluan pragun e 100 miliardave, d.m.th. 51 mlrd euro. Depozitat e bankave gjithashtu kanë nivele shumë të mira – 26 mlrd. Euro!
Të gjitha këto shifra tregojnë se sektori financiar tek ne është në formë të shkëlqyer. Pohojnë edhe se ekonomia reale e Bullgarisë aktualisht është në gjendje shumë të mirë dhe se bullgarët disponojnë me më shumë para. Shtohet numri i njerëzve, të cilët blejnë më shumë mallra dhe bile mund të kursejnë me qëllim investimi ose sigurimi. Ndoshta këtu duhet përmendur dhe se financat publike e shtetit janë në gjendje të mirë dhe me sa duket do të përfundojmë vitin 2018 me tepricë rreth 1 mlrd euro.
Tregueset financiare të bankave janë akoma më mbresëlënëse në sfondin e normave të interesit prej më pak se 1 % dhe atyre të kredive hipotekare prej 3-4%. Zakonisht bankat fitojnë kryesisht nga interesi i kredive. Kur norma e interesit është e ulët kjo nuk është në favor të këtyre institucioneve financiare dhe prandaj bankierët përpiqen ta shtojnë volumin e kredive në mënyrë që të kompensohen të ardhura e ulëta prej interesave. Dhe bankierët bullgarë e bëjnë pikërisht këtë – statistika tregon se huat e dhëna prej tyre arrijnë shifrën 32 mlrd. euro.
E gjithë kjo tingëllon mirë, pikërisht kur presim kontrollimit të bankave në Bullgari nga ana e Bankës Qendrore Evropiane. Ky kontrollim duhet zhvilluar së shpejti, pasi shteti ynë zyrtarisht deklaroi se dëshiron të aderohet në mekanizmin ERM2, të njohur si paradhoma e Eurozonës. Dhe kjo duhet të bëhet para verës së ardhshme. As administrata shtetërore, as bankat nuk janë të shqetësuara nga testet e stresit , sepse në fakt vitin 2017 ato kaluan me sukses një sërë të ngjashme kontrollimesh nga ana e Bankës Popullore Bullgare.
Pavarësisht nga tendencat e përmendura pozitive, ka edhe probleme në sektorin tonë bankar. Dhe ato janë serioze. Bëhet fjalë kryesisht për kreditë e këqija të cilat përbëjnë rreth 10% prej aktiveve të bankave në Bullgari. Këto hua shpesh nuk sjellin fare të ardhura dhe rrezikojnë qëndrueshmërinë e sektorit. Për këtë arsye nganjëherë bankat preferojnë të shesin këto kredi me çmime më të ulëta sesa është vlera e tyre reale. Kështu bëri para pak kohe një nga bankat e mëdha në shtet, e cila ia shiti kreditë e saj problematike një institucioni tjetër financiar për shumën prej 250 mln. euro.
Duket se bankat në Bullgari janë një biznes fitimprurës. Por ka dhe ekspertë, të cilët mendojnë se sektori bankar tek ne ka nevojë për konsolidim dhe përqendrim, d.m.th. numri i bankave duhet të jetë më i vogël. Ata nënvizojnë se për një vend me popullsi 7 mln. veta dhe me mundësi të kufizuara financiare 26 banka janë tepër. Kështu tregu copëtohet dhe fitimi ulet. Në fakt mendimet e tilla nuk janë pa arsyetim dhe kohët e fundit në të vërtetë u zhvilluan disa blerje dhe bashkime të bankave. Diçka tjetër që ndikon pozitivisht fushën bankare tek ne është fakti se shumica e institucioneve bankare në Bullgari janë pronë e institucioneve të tjera financiare jashtë Bullgarisë, kryesisht nga shtetet e tjera evropiane. Këtu operojnë banka greke, franceze, italiane, belge etj. Selitë e tyre kryesore zakonisht janë në shtete brenda Eurozonës dhe kjo do të ndikojë pozitivisht aplikimin tonë për futjen e euros. Për këtë arsye tani për tani në rrethet bankare janë optimistë – kjo do të thotë se nga pikëpamja financiare Bullgaria s’ka probleme dhe është një vend i qëndrueshëm që meriton mirëbesim.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Pas publikimit në "Financial Times" se kompania ruse "Lukoil" po përgatitet t'i shesë rafinerinë në Burgas të Bullgarisë një konsorciumi kataro-britanik deri në fund të vitit, kompania lëshoi një qëndrim zyrtar. Në një letër për mediat, pronari i rafinerisë..
Ministri në detyrë i еnergjisë, Vlladimir Malinov, njoftoi në një konferencë se as ai dhe as Ministria e Energjisë nuk kanë informacion për shitjen e Lukoil Neftohim Burgas. Dje, Financial Times, duke cituar burimet e veta, raportoi se gjigandi rus i..
Kompania ruse "Lukoil" planifikon të shesë rafinerinë e saj bullgare në Burgas, e cila është më e madhja në Ballkan, shkruan “Financial Times” (FT). Kontrata pritet të shpallet deri në fund të vitit 2024. “Lukoil” i dërgoi tashmë një letër presidentit..