Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Svilen Noev prezanton albumin e vet “Different”

„Besoj se muzika ime do të prekë sa më shumë njerëz”

БНР Новини
Foto: arkiv personal

Svilen Noev, vokalisti i bandës “Ostava” prezantoi në kryeqytet albumin e tij të të parë solo me titull “Different”. Që nga fillimi i verës në radiot bullgare dhe në platforma të ndryshme në internet mund të dëgjohet dhe të shihet singli pilot “Beautiful” dhe spoti i tij. Muzikanti tashmë është gati edhe me spotin zyrtar të këngës “Different”.

Albumi doli në treg para pak kohe – tha ai. Singli pilot ;sht; “Different” (“I ndryshëm“), dhe prandaj tërë projekti quhet kështu. Ideja ime ishte që të nënvizoj dallimet me këtë që e bëj me bandën “Ostava” tashmë 20 vjet.”Different” tingëllon në mënyrë të veçantë për disa arsye: nuk është aq melankolik, s’ka aq shumë kitara, ambienti akustik është i ndryshëm. Stili i albumit është më afër muzikës indi dhe pop. Në këtë projekt përdor instrumente të ndryshme – banxho, mandolinë, saksofon. Në promovimin e tij erdhën të gjithë muzikantët , të cilët në mënyra të ndryshme kanë marrë pjesë në krijimin e albumit. Më shumë punonim me Georgi Stanoev (producenti i “Gravity Co”) dhe me Daniel Petrov (daullisti i “Ostava”). Kam dhe një këngë të bërë me Krasimir Todorov (pianisti i “Jeremy?”). Bëhet fjalë për “Minuta”, e cila do të dalë në treg si singël gjatë pranverës. E njohura Mihaella Fileva këndon me mua në “Kronometri” – kjo është kënga e vetme në gjuhën bullgare. Në album ka 6 kënga dhe 2 kompozime “bonus”. Ato janë shumë të bukura dhe tingëllojnë sikur janë incizuar “life”. Në fakt dy kompozimet nuk janë gati, por më pëlqejnë, prandaj i përshiva në projekt.”

Një dallim tjetër i rëndësishëm mes këngëve të “Ostava” dhe atyre në “Different” është gjuha a teksteve. Në albumin e ri solo të gjitha tekstet janë në anglisht (me vetëm një përjashtim). Muzikanti është i mendimit se kur një tekst është i mirë dhe me vlerë gjuha, në të cilën është shkruar s’ka rëndësi.

Kur ishim për pushimet në det me miqtë tanë bashkëshortja ime Nevena propozoi të bëjmë një video-spot – tregoi Svilen Noev. E bëmë atë në mënyrë spontane. Në të marrin pjesë biri ynë, këngëtarja Viktoria nga grupi “Mastillo”, aktori Javor Baharov, aktorja e re Raja Peeva dhe miq tanë të tjerë. Mendoj se të gjithët që po e shikojnë këtë spot ndiejnë pak nostalgjinë për verën.


“Different” tashmë shitet në tregun bullgar. Platformat digjitale janë vendi tjetër me rëndësi për popullarizimin e muzikës së re. Kurrë nuk di kush dhe nga cili vend në botë mund të dëgjojë këngët e mia. Për mua ky fakt është shumë emocionues. Besoj se albumi im do të prekë sa më shumë njerëz dhe se do të mund të bëjë koncerte për ta prezantuar. Tani për tani mediat e miratojnë dhe këngët e albumit dëgjohen shpesh në eter. Kam ftesa për koncerte në disa qytete, por dua që të kalojë më shumë kohë, dua t’i shikoj reagimet e njerëzve. Dizajnin e ballinës së albumit e bëri Marijan Xin – një mik imi, i cili është piktor dhe krijon pankarte. Ai është autori i të gjitha ballinave dhe materialeve reklamuese të bandës “Ostava”. Për të përdorëm fotografi të mia bardhë e zi.”

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Çdo ditë" – një këngë me mesazh të posaçëm

Gjithmonë origjinale, Preja tërheq vëmendjen e adhuruesve të saj me këngën e re "Çdo ditë". Në të këngëtarja drejton një mesazh të veçantë bazuar në një histori shumë personale. Si autore e tekstit, Preja mori frymëzim nga partneri i saj prej shumë..

botuar më 24-10-24 6.40.PD

"I butë"

Pas suksesit të këngës "Dashuria si një qiell" , e cila ishte kënga bullgare më e luajtur për 12 javë, Miro na sjell një këngë të re. "I butë" është rezultat i një bashkëpunimi befasues - këtu këngëtari punon me Kristian Kostov , i cili e..

botuar më 24-10-23 6.20.PD

Dara Ekimova me këngën e re "Të jap gjithçka"

Dara Ekimova tregon arritje të jashtëzakonshme profesionale. Këngëtarja e re arriti të realizonte 16 këngë të reja në një vit e gjysmë, të cilat i mblodhi në albumin debutues të titulluar “Kjo dhomë”. Pak para premierës së tij, ajo incizoi edhe këngën..

botuar më 24-10-21 6.15.PD