Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Lulja tepër delikate shafran rritet shkëlqyeshëm dhe në Bullgari

БНР Новини

Vetëm 4 vjet pas mbjelljes së farës së parë të shafranit në Bullgari, sot krokusi nga i cili prodhohet erëza më e shtrenjtë, tanimë rritet dhe kultivohet mbi sipërfaqe 4000 dynymësh në krahinat e ndryshme të vendit.

Ditë të numëruara pasi delegacioni i Asociacionit bullgar të prodhuesve të shafranit u kthye nga Irani, kryetari i asociacionit Hasan Tahirov tha për Radio Bullgarinë:

СнимкаMë e gëzueshmja është se mundëm të realizojmë një kontratë-kornizë për bashkëpunim të ardhshëm dhe për krijimin e një qendre bullgaro-iraniane për zhvillimin e shafranit. Asociacioni ynë ka 3750 anëtarë. Çdo vit me ta zhvillojmë seminare nëpër krahinat e ndryshme të Bullgarisë, kurse një qendër e tillë do të ndihmojë të mblidhemi në periudha të caktuara dhe të ndajmë informatë. Nga ana tjetër kjo do të thotë po kështu, se në të ardhmen nuk do të kërkojmë klientë për shafranine e prodhuar nga anëtarët tanë. Të prodhojmë çaj prej shafrani, ëmbëlsira të ndryshme prej shafrani, pije alkoolike dhe pa alkool, kremra – kjo është ëndrra jonë. Do të krijojmë një kooperativë të prodhuesve të shafranit, kështu që ata të marrin fitimin nga produkti i shitur. Ky është një produkt për të cilin ka nevojë e gjithë bota. Bota tanimë po ecën drejt bujqësisë biologjike dhe kërkohen produkte biologjike. Sa i përket rendimentit gjatë vitit 2018, kam të dhëna se deri në këtë moment janë mbledhur rreth 500 kilogramë, ku parashikimet tona janë që rendimenti të tejkalojë 1 ton.

Снимка

Një nga prodhuesit e parë dhe me përvojë më të madhe të shafranit është Petko Petkov nga qyteti Dimitrovgrad:

Me prodhimin e shafranit merrem që nga viti 2016. Fillova me 30 mijë qepore në fshatin Goljamo Asenovo. Pa i bërë një studim paraprak tokës, doli se, këtu bima zhvillohet shumë mirë. Kapitali fillestar, me të cilin fillova ishte 8 700 leva. Vitin e parë e përballuam familjarisht, por gjatë vitit të dytë u nevojit  të marrë punonjës  për mbledhje dhe spastrim, sepse kjo është një kulturë, e cila nuk duron shtyrje të kohës. Duhet të spastrohet në ditën, në të cilën mblidhet dhe të lihet të thahet. Nuk ka sesi të ruhet, prandaj mblidhet çdo ditë. Pasi të mblidhni të gjithë rendimentin në fushë, në ditën tjetër fusha është e mbushur përsëri me lule. Munda të rikthejë paratë e investuara për 2 vjet. Por, prodhimi i shafranit mund të kthehet në një mjet jetese për një familje në Bullgari. Në ndryshim me rritjen e frutave, paratë e investuara kthehen shpejt.

Снимка

Në Bullgarinë Veriperëndimore po kështu del se mund të rritet me sukses krokusi:

Unë jam Nikollaj Gerçev nga qyteti Vidin. Prej dy vjetëve bashkë me djalin tim prodhojmë shafran. Ishim të vetmit në krahinën tonë, të cilët merren me shafran. Në më pak se 1 hektari risim 20 mijë qepujka. Tani për tani mundim të dy të përballojmë situatën e prodhimit. Mendojmë të zgjerojmë prodhimin tonë. Për ne prodhuesit e vegjël, është më e vështirë çështja me tregun e produktit të gatshëm. Shpresoj se, përmes asociacionit dhe përmes përvojës së ndarë, tani do ta realizojmë me më shumë sukses. Meriton që njeriu të provojë, mjafton të jetë mjaft këmbëngulës.

СнимкаNermin Ismaill është nga fshati Oreshtnica në rajonin e qytetit Kërxhali (Bullgari Jugore). Ajo është një nga prodhueset më të mëdha të qershive në rajon, por vendos të provojë dhe prodhimin e shafranit. Nermin ishte në delegacionin,i cili vizitoi fushat e shafranit në Iran:

СнимкаGjatë vitit 2016 fillova me prodhimin e shafranit. Fillimisht nuk e dija se çfarë është, kuptova për të nga mediat. Isha shumë kureshtare. U lidha me kryetarin e asociacionit zoti Tahirov, i cili më sqaroi imtësitë e prodhimit, si rritet dhe fushat në të cilat përdoret. Kështu mora vendimin ta kultivoj shafranin. Mora një tokë me qira dhe fillimisht fillova me 40 dynymë. Por, sivjet – 2018 e zgjerova sipërfaqen deri në 60 dynymë, me qenë se qepujkat shtohen shumë shpejt në tokën tonë shumë të begatshme. Në këtë moment jemi në periudhën e mbledhjes së shafranit, mbledhim prej 1 muaji dhe mbase akoma rreth 10 ditë do të vazhdojë puna më intensive. Sivjet shafrani ka një lulëzim të jashtëzakonshëm, për shkak të motit të favorshëm. Shpresoj që të gjithë të jenë të kënaqur. Akoma ka njerëz të cilët nuk e dinë se çfarë përbën kjo bimë, por unë iu drejtoj apel njerëzve të provojnë, bile dhe me 1-2 dynymë. Nëpër krahinën tonë prej shumë viteve rritet duhani, por nuk mund të bëhet fjalë për një krahasim midis duhanit dhe shafranit. Me krokusin puna nuk është aq intensive. Mblidhet vetëm 1 muaj në vit dhe akoma 1 muaj ka angazhim në ndarjen dhe hollimin e qepujkave.

Снимка

Nga ana tjetër është shumë e vlefshme, është një produkt i shtrenjtë. Kërkohet në masë në Evropë. Kurse Irani arrin t’i kënaqë vetëm 10% nga nevojat e këtij pazari.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Shevkie Çakër, arkiv personal dhe BGNES



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nënpresidentja Ilijana Jotova

Nënpresidentja Ilijana Jotova hapi një ekspozitë për Trakinë e lashtë në Muzeun Getty

Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një ekspozite të jashtëzakonshme, një ekspozitë kushtuar një populli të lashtë, një ekspozitë që flet..

botuar më 24-11-04 9.46.PD
Godina e Universitetit të Sofjes

Shpallën renditjen e institucioneve të arsimit të lartë dhe diplomat më fitimprurëse për vitin 2024

Në edicionin e 14-të të Sistemit të Vlerësimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Bullgari për vitin 2024, Universiteti i Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” është në vendin e parë në 22 fusha profesionale. Sistemi i vlerësimit krahason performancën e 51..

botuar më 24-11-02 1.25.MD

Një ekspozitë në "Urën e të dashuruarve" në Sofje ndjek arritjet bullgare të olimpiadave shkencore

Sukseset e Bullgarisë në olimpiadat ndërkombëtare të shkencës për vitin 2024 u mblodhën në ekspozitën "Mendjet fantastike". E hapur me rastin e Ditës së Iluministëve të Popullit në “Urën e të Dashuruarve” pranë Pallatit Kombëtar të Kulturës, ekspozita..

botuar më 24-11-02 8.10.PD