Inxhinieri bullgar i aviacionit profesor Widen Tabakoff ishte në ekipin që dërgoi njeriun e parë në Hënë. Ai shpiki një aliazh, i cili u reziston temperaturave të larta dhe mbron motorin e raketës. Këtë e tha ish piloti i gjuajtësve në Forcat Ushtarako Ajrore të ShBA-së Georgi Drenski në hapjen e ekspozitës dokumentare “Kozmosi i pafundmë i mendimit njerëzor” kushtuar jetës dhe veprës së këtij shkencëtari bullgar.
“Profesori Tabakoff është një shkencëtar me famë botërore në studimet kozmike, për të cilin tek ne dihet pak. Në vitin 2014, pak para vdekjes së tij, ai u shpall anëtar nderi i NASA-s. Në Universitetin në Sinsinati prof. Tabakoff përgatiti më se 300 specialistë të mekanikës inxhinierike. Ishte pjesë e shumë projekteve sekrete”, tha Rumjana Atanasova, organizatore e ekspozitës së bashku me Arkivin Shtetëror.
“Profesori Tabakoff është një shembull se si një njeri nga fshati i vogël Stakevci, rajoni i qytetit Bellogradçik, mund të arrijë lartësitë e kozmonautikës. Para se të nisë drejt Hënës, astronauti Nеil Armstrong, i cili ishte mik i ngushtë i shkencëtarit bullgar, e pyeti a do të kthehet i gjallë. Profesori Tabakoff e siguroi se “Apolo” do të plotësojë misionin me sukses” – tregoi Georgi Drenski – doktorant i fundit i profesorit Tabakoff në Universitetin në Sinsinati.
Drama biografike 138-minutëshe e Italisë, Francës dhe Spanjës “Limonov” fitoi Çmimin e Madh për Përshtatje Mjeshtërore Letrare në Konkursin Ndërkombëtar të Filmit me metrazh të gjatë Cinelibri . Favoriti u shpall nga kryetarja e jurisë, aktorja..
Pak ditë më parë në qytetin tonë të Detit të Zi Burgas u hap një hapësirë ku arti, shkenca dhe magjia i japin dorë njeri tjetrit. Mysafirët e Muzeut të ri të së Pamundshmes transportohen në botët paralele për të mësuar më shumë rreth universit...
Institucioni më i madh i arsimit të lartë në Portugali ka 252 000 studentë, 20 000 prej të cilëve janë nga kombësi të tjera. Në këtë konglomerat të veçantë kulturash, një vend të veçantë për më shumë se 30 vjet ka edhe kultura bullgare. Lektorati i..