Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Po shënojmë Javën e Pyllit tanimë 85 vjet me radhë

Pikërisht përpara 85 vjetëve shefi i Departamentit të Pyjeve dhe të Gjuetisë, gjatë asaj kohe, Ilija Stojanov, inauguron javën e parë të pyllit nga data 12 deri më 22 prill 1934. Pylltarët organizojnë pyllëzimet dhe zhvillojnë biseda, kurse në radio çdo ditë tingëllojnë “radio-tregime” mbi tema të ndryshme lidhur me pyllin.

Por si lind ideja? 

Akoma gjatë vitit të largët 1911 në botimin e pylltarëve bullgarë “Pasqyra e Pyllit” /një botim i Shoqatës së pylltarëve bullgarë/ C. Donçev parashtron në artikullin e vet “Përmbytje” idenë për një Festë të Pyllit, e cila të parashtrohet në rregulloren e Ligjit të ri për pyjet /i shtati sipas radhës/. “Ligji të rregullojë dy festa të pyllëzimit gjatë vitit - njëri gjatë vjeshtës, kurse tjetri në periudhën e pranverës - në të cilat çdo një qytetar bullgar më i moshuar se 15 vjeç të mbjellë të paktën 5 pemë në vendet e caktuara për pyllëzim. Fidanët të merren nga fidanishtet e pyjeve. Në këto festa nxënësit nga të gjitha shkollat në Bullgari, të drejtuar nga kujdestarët e klasave, po kështu të mbjellin nga 3-5 pemë. Gjatë këtyre ditëve që të gjithë ushtarët dhe nxënësit në mbretëri duhet të jenë të lirë dhe të përdoren për të ndihmuar në pyllëzim”.

Ideja u formulua qartë gjatë vitit 1925 me miratimin e Ligjit të tetë për pyjet, kur është miratuar dhe festa e parë e pyllëzimit. Detyra bazë e festimit të saj është puna vullnetare në të gjithë Bullgarinë, e cila me ngut ka nevojë për pyllëzimin e shpatave të zhveshura dhe për pyllëzimin e qyteteve dhe të fshatrave. Festa e pyllëzimit është rezultat i bashkëpunimit midis ministrive të arsimit popullor dhe të bujqësisë dhe pronave shtetërore.

Dita bie në festën e Ungjillëzimit të Hyjlindëses dhe festimi fillon solemnisht me një lutje përpara katedrales “Shën Aleksandër Nevski” dhe vazhdon me mbjelljen e pemëve në lagjet më të largëta të Sofjes. Që të gjitha botimet e kryeqytetit e shënojnë solemnisht ngjarjen. Janë mbjellë 420 000 fidanë pyjore, janë të mbjella 20 kilogramë fara pyjore. Vitin tjetër numri i tyre rritet në 3 120 000 pemë të reja dhe 208 kilogramë fara.

Me kalimin e viteve festa shtohet dhe fiton popullaritet. Para zhvillimit të saj realizohen biseda, përgatiten broshura dhe apele, dërgohen letra deri në shkollat dhe në repartet ushtarake. Pylltaritë përgatisin fidanët dhe përcaktojnë terrenet për pyllëzim, kurse pas aktiviteteve të zhvilluara dërgojnë materiale në të cilat përshkruajnë se ku, çfarë dhe sa është mbjellë. Për festën çdo një shkollë ka bërë “një arkë triumfale” nën të cilën kanë kaluar pjesëmarrësit në festë, përpara se të drejtohen drejt objektit, nën tingujt e orkestrës ushtarake.

Me entuziazmin e pylltarisë dhe përkrahjen e popullsisë, Festa e pyllëzimit kthehet në Javë të pyllit në bazë të propozimit të pylltarit-stazhier Gjeorgji Minkov gjatë vitit 1934. Ideja e tij është që pylltarët nga të gjitha rajonet e vendit të ngarkohen me detyrën sqaruese për rëndësinë e pyjeve dhe të pyllëzimit, kurse java e punës e nxënësve të kthehet në një javë të pyllëzimit.

Dhe sot fushata mbi pyllëzimin nuk pushon. Gjatë inaugurimit të Javës së Pyllit në qytetin Bllagoevgrad drejtori ekzekutiv i Agjencisë Ekzekutive të Pyjeve Mirosllav Xhuparov shënoi:

Pas shpine kemi një histori mjaft kureshtare - 140 vjet nga krijimi i zyrës qendrore pyjore në Bullgari, 120 vjet nga fillimi i Vulës Pyjore, si dhe 110 vjet nga bashkimi i pylltarëve bullgarë. Në sajë të njerëzve si ata, në kohën, kur një pjesë e madhe e traditave humbën, Kolegji i Pylltarëve mundi të ruajë të drejtën e vet të ligjshme të krijojë, të rrisë dhe të administrojë pyjet në vend. Të jemi vazhduesit e asaj që është krijuar nga paraardhësit tanë është një përgjegjësi e madhe dhe në të njëjtën kohë një motivacion shumë i fortë”.

Gjatë këtij viti në territoret shtetërore pyjore është planifikuar  një pyllëzim mbi një sipërfaqe të përgjithshme prej 15 000 dynymësh, në këtë numër 5 400 dynymë për rimëkëmbjen e pyjeve të shkatërruara nga sëmundjet, zjarret dhe  ndikime të tjera të natyrës. Janë parashikuar dhe veprimtari për të ndihmuar rinovimin e natyrshëm mbi një sipërfaqe të përgjithshme prej 64 200 dynymësh.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BGNES



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një ekspeditë polare bullgare eksploroi Kontinentin e Akullit për herë të 33-të

Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..

botuar më 24-11-08 7.30.PD

Antarktida është motori i ndryshimeve klimatike

Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..

botuar më 24-11-07 7.30.PD

WWF - Bullgaria nis fushatën e donacioneve "Abonohu për natyrën"

Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu ​​për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...

botuar më 24-11-06 11.43.PD