Do të inkurajoj Bullgarinë për reformat kështu që të garantohet sundimi i ligjit dhe lufta me korrupsionin. Këtë e deklaroi në një takim në Sofje me homologun e tij bullgar Rumen Radev presidenti i Gjermanisë Frank-Valter Shtajnmajer. Ai vuri në dukje, se Bullgaria është një faktor stabilizues në fushën e bashkëpunimit në kuadrin e BE-së. Sipas tij Gjermania ka interes që marrëdhëniet politike, kulturore dhe ekonomike midis të dy vendeve të bëhen edhe më të ngushta. Gjermania përkrah krijimin e një uzine të “Folksvagen”-it në Bullgari, theksoi zoti Shtajnmajer. “Partneriteti i suksesshëm ekonomik bullgaro-gjerman na jep shpresë të besojmë, se Bullgaria është gati të ketë një investitor strategjik me një cikël të mbyllur të prodhimit”, theksoi presidenti Radev.
Për këtë investim konkurrues të Bullgarisë janë Serbia dhe Turqia, të cilat nuk janë anëtare të BE-së.
Në një takim të presidentit Shtajnmajer me kryeministrin Bojko Borisov theksi u vu mbi sigurinë. Zoti Borisov tha, se vendi ynë plotëson me sukses angazhimin për mbrojtjen e kufirit të jashtëm të BE-së. Ai vuri në dukje, se është i domosdoshëm një mekanizëm i qëndrueshëm evropian, i cili t’u japë përgjigje çështjeve të migracionit.
Gjatë natës , vranësirat do të lëvizin me shpejtësi nga perëndimi. Të premten në vend do të mbizotërojë mot i vranët. Që para mesditës në Bullgarinë Perëndimore do të fillojë të bjerë shi, ndërsa në malet mbi 1600 m do të bjerë borë. Era do..
“Pas votimit të sotëm për kryetar të Kuvendit Popullor, “Po e vazhdojmë ndryshimin” kërkoi dorëheqjet e Daniell Llorer dhe Javor Bozhankov”, shkroi në faqen e tij në Facebook bashkëkryetari i partisë Kirill Petkov. Tri vota nuk mjaftuan për të..
Në një mbledhje rekord të zgjat 18 ditore, përfaqësuesit e popullit bënë përpjekjen e shtatë të pasuksesshme për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit Popullor. Pas disa pauzave dhe rivotimit të kandidaturës së deputetit më të moshuar, Sillvi Kirillov nga..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..