Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Investitorët gjermanë janë të kënaqur për kushtet e biznesit në Bullgari

Foto: arkiv

Presidentët e Bullgarisë dhe të Gjermanisë, Rumen Radev dhe Frank-Walter Steinmeier, hapën në Sofje forumin “Mundësitë për ekonominë gjermane në Bullgari”. Radev theksoi se kushtet për kompanitë gjermane në Bullgari janë shumë të mira dhe në vend janë të pranishme mbi 5000 firma gjermane, ndërsa 30 për qind e 100 investitorëve më të mëdhenj në ekonominë bullgare janë pikërisht nga Gjermania, Presidenti Steinmeir ripohoi se kushtet e biznesit janë të shkëlqyeshme, por vuri në duke se kompanitë gjermane kanë nevojë për kuadro të përgatitur mirë. Rumen Radev komentoi se 17 për qind e brezit të ri dhe të aftë për punë ka emigruar nga Bullgaria, por kohët e fundit po vëzhgohet tendencë e kthimit të gjithnjë e më shumë bullgarëve në atdhe.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Georgi Tahov

Bojkoti i zinxhirëve ushqimorë tashmë po jep rezultate

Efekti i protestave kundër zinxhirëve ushqimorë është i dukshëm, tha ministri i bujqësisë Georgi Tahov në Plovdiv, ku mori pjesë në një takim kombëtar të prodhuesve të frutave dhe perimeve. Ai shtoi se tashmë ka një ulje të çmimeve të produkteve..

botuar më 25-02-27 2.59.MD
Bojko Borisov

Bojko Borisov: "Kabineti "Zheljazkov" duhet të qeverisë edhe në pakicë"

"Kabineti Zheljazkov duhet të vazhdojë, edhe si një qeveri e pakicës." Kështu e komentoi lideri i GERB-it, Bojko Borisov, vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ngarkimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve me rinumërimin e rezultateve të zgjedhjeve..

botuar më 25-02-27 11.51.PD

Plotësimi i vendeve vakante në ushtri - një synim kryesor në sektorin e mbrojtjes

Plotësimi i numrit të madh të pozitave vakante për personelin ushtarak dhe përmirësimi i statusit dhe motivimit të tyre social - ky synim kryesor është përfshirë në sektorin e mbrojtjes të Programit për Menaxhimin e Bullgarisë në periudhën 2025-2029...

botuar më 25-02-27 10.32.PD