Në kampionatin në Batumi bullgari Bozhidar Andreev zuri vendin e parë në Evropë në disiplinën e re deri më 73 kilogramë. Peshëngritësi 22-vjeçar fitoi medaljen e artë, duke arritur rekord evropian tek 23-vjeçarët në shtytje -153 kg. Ai vendosi dhe rekord evropian tek burrat në shkëputje– 192 kg dhe në dygarësh – 345 kg. Për herë të fundit një bullgar fitoi titull evropian gjatë vitit 2014, kur në Tel Aviv Georgi Markov triumfoi në peshën 85 kilogramë. Konkurenti i Andreevit në Gjeorgji në peshën deri më 73 kilogramë ishte shqiptari Briken Calja, i cili u shpall kampion i Evropës në stilin e shkëputjes.
Në një nga malet afër Sofjes – Vitosha, të shtunën organizohet gara e re malore – Hut Hop Race. Gara është një vrap/shëtitje me elementë të orientimit të hartës duke përdorur çdo mjet ndihmës orientimi. Organizatorë janë Kirill Nikollov -Dizela,..
Nurgyul Salimova shënoi fitoren e saj të parë në turneun e shahut të serisë Grand Prix në Shikment, Kazakistan. Në një ndeshje të raundit të tetë, ajo mposhti me figurat e zeza Bathuyag Munguntuul nga Mongolia. Kështu, pjesëmarrësja në turneun e..
Forhandi i tenistit më të mirë bullgar Grigor Dimitrov është një top i vërtetë, shkruan ATP. Analiza e ATP Infosys Beyond The Numbers për shpejtësinë mesatare të goditjes dhe rrotullimin, bazuar në performancën e 10 lojtarëve më të mirë gjatë tri..