Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Po pakësohen shpenzimet për ushqim në Bullgari, por rriten ato për taksat dhe sigurimet shoqërore

Foto: arkiv

Bullgarët harxhojnë për ushqim nën 30% nga të ardhurat e veta, tregojnë të dhënat  e Institutit Kombëtar të Statistikës. Për 10 vjetët e fundit shpenzimet për ushqim po pakësohen për llogari  të taksave në rritje dhe sigurimeve shoqërore. Për po të njëjtën periudhë si tërësi shpenzimet për ushqim janë rritur me 41%, shpenzimet e lidhura me banesat po shtohen  me 67,5%, kurse ato për taksa dhe sigurime shoqërore mbi 3 herë. Shpenzimet për një person gjatë vitit 2018 janë rritur me 10,6%, derisa të ardhurat mezi me 7,6%. Statistika tregon  se bullgarët harxhojnë me 1/3 më shumë sesa të ardhurat e deklaruara, por sipas analizatorëve dallimi plotësohet kryesisht me paratëe bullgarëve të cilët punojnë jashtë kufirit, të cilat dërgojnë një pjesë prej kursimeve të tyre në Bullgari.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parlamenti Evropian mbështeti përbërjen e Komisionit të ri Evropian

Eurodeputetët mbështetën përbërjen e Komisionit të ri Evropian. Ajo mund të marrë detyrën nga 1 dhjetori. Komisionere evropiane nga Bullgaria është Ekaterina Zaharieva me departamentin “Startups, Kërkime dhe Inovacione”. Votimi u krye me..

botuar më 24-11-27 5.09.MD

Bullgaria është në rrugën midis Lindjes dhe Perëndimit

Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për zhvillimin e bashkëpunimit me përfitim të ndërsjellë. Sipas presidentit Radev, Vietnami nuk është vetëm një..

botuar më 24-11-27 2.08.MD

Shanset për zgjedhjen e kryetarit të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor janë minimale

Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të Kuvendit Popullor janë sërish katër - Raja Nazarjan nga GERB-SDS, Natalia Kisellova nga "BSP - E majta e..

rinovuar më 24-11-27 12.19.MD