Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski priti delegacionin e Gjykatës Kushtetuese Bullgare, i cili është për vizitë në Shkup. Pendarovski u njoh me punën dhe kompetencat e magjistratëve bullgarë. Kreu i shtetit maqedonas përshëndeti marrëdhëniet e partneritetit të dy kolegjiumeve gjyqësore, të cilat zhvillohen në frymën e Traktatit të Miqësisë, Fqinjësisë së Mirë dhe Bashkëpunimit mes Sofjes dhe Shkupit. Kryetari i Gjykatës Kushtetuese Bullgare Boris Vellçev, bashkë me homologun e vet maqedonas Nikola Ivanovski theksuan rëndësinë e mbrojtjes së konstitucionalitetit dhe ligjshmërisë si një prej parimeve kryesore të BE-së.
Në qytetin e dytë më të madh në Bullgari - Plovdiv, u hap Panairi i 78-të Ndërkombëtar Teknik. Gati 231 kompani - prodhues të drejtpërdrejtë dhe përfaqësues të shitjeve nga 25 vende - po marrin pjesë në forum, i cili do të zgjasë deri më 28..
I ngarkuari me postin e prokurorit të përgjithshëm Borisllav Sarafov, ushtruesi i detyrës së ministrit të brendshëm Atanas Illkov dhe kryetari i Agjencisë Shtetërore të Sigurisë Kombëtare, Pllamen Tonçev, nënshkruan një urdhër të përbashkët për..
Në një takim me komunitetin bullgar në Los Anxhelos, kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev bëri thirrje për votim masiv në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit. “Do të bëj çdo gjë që të kemi zgjedhje të ndershme dhe transparente,”..
Bullgaria mbështet misionin fisnik të OKB-së dhe politikat e zhvillimit, jo konfliktet ushtarake për të përcaktuar të ardhmen e njerëzimit. Kështu..
Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) u përcaktuan me short numrat në fletën e votimit mes partive dhe koalicioneve të regjistruara për..
Me iniciativën e Këshillit të Evropës, Dita Evropiane e Gjuhëve festohet çdo vit më 26 shtator. Nisma, e mbështetur nga Komisioni Evropian dhe..