Nga fillimi i vitit 2019 deri në fund të prillit bullgarët, të cilët jetojnë jashtë shtetit, u kanë dërguar të afërmve dhe familjarëve të tyre në Bullgari 400 mln. euro, tregojnë të dhënat për bilancin e pagesave të Bankës Popullore Bullgare. Me transaksionet e tyre, punëtorët bullgarë jashtë vendit përsëri renditen ndër investitorët më të mëdhenj tek ne. Statistika nuk përfshin të hollat në dorë, të cilat janë sjellë nga vetë njerëzit. Përveç kësaj këtu nuk janë llogaritur dhe transaksionet më të vogla se 2500 euro. Këto mjete financiare zakonisht menjëherë hyjnë në qarkullim dhe përdoren për shlyerjen e kredive, për pagimin e llogarive, për shëndetësi, arsim dhe blerjen e produkteve të ndryshme dhe shumë rrallë përdoren për investime në biznesin real.
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre udhëtuan brenda vendit, 20.8% jashtë vendit dhe 6.9% brenda dhe jashtë vendit. Më së shumti udhëtuan..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte vetëm 1.1%. Sipas të dhënave të Asociacionit të Prodhuesve Evropianë të Automobilave, 75.9% e..
Autoritetet në Greqi do të dërgojnë më shumë policë për të punuar në postbllokun "Promahon" në kufirin me Bullgarinë për përpunimin më të shpejtë të dokumenteve të njerëzve dhe makinave që kalojnë, njoftoi korrespondentja e BNR në Greqi, Katja Peeva. Më..
Përpjekja e pestë radhazi e deputetëve për të zgjedhur një kryetar të Kuvendit Popullor nuk solli rezultat. Në votim u vunë katër kandidatë - Natalija..
Në datat 22 dhe 23 nëntor, Kisha Ortodokse Bullgare do të kremtojë solemnisht njëqindvjetorin e shenjtërimit të Tempullit-Monument “Shën Aleksandër..
Gjykata Kushtetuese hapi një procedurë me kërkesën e presidentit Rumen Radev për shpalljen jokushtetuese të ndryshimeve në ligjin bazë të miratuara nga..