Albumi Groovy Jazz i dy instrumentistëve të njohur bullgarë të stilit xhaz – Dimitër Karamfillov – kontrabas dhe Petër Georgiev – kitarë, tashmë është në tregun muzikor dhe i ka adhuruesit e vet.
Dimitër Karamfillov ka filluar të merret me muzikë që si fëmijë. Në vitin 2000 ai e mbaroi shkollën muzikore “Ljubomir Pikov”, ndërsa gjatë 2006-ës – Akademinë Muzikore Kombëtare “Panço Vlladigerov” në Sofje. Përveç se është instrumentist, Dimitër ka punuar si pedagog në katedrën “Arti pop dhe xhaz” të Akademisë Muzikore Kombëtare. Që nga fillimi i karrierës së vet deri tani ai ka interpretuar muzikë në një skenë bashkë me disa prej muzikantëve më të mirë të xhazit, si Millço Leviev, Zhivko Petrov, Teodosi Spasv, Hristo Jocov, Antoni Donçev, Mihail Josifov, Milen Kokusharov etj.
Gjatë pranverës së 2017-ës ai paraqiti projektin e vet të parë me emrin “Ekologjia”. Në fillim të korrikut në Festivalin e Xhazit në Sofje “A to Jazz” xhaz-basisti dha një koncert, ku përsëri i gëzoi fansat e vet me muzikën e këtij solo-projekti.
Petër Georgiev, ose Pesho-Kitara, siç e quajnë miqtë e tij, ka ekzekutuar muzikë në projekte të ndryshme me këngëtarin Pavell Terzijski, Desi Andonova, Harlem Jazz, Chet Baker Tribute etj. Edhe ai, si kolegu i tij Dimitër, ka filluar t’i bjerë kitarës në moshën e hershme. E ka vazhduar arsimin e vet në lëmin e xhazit në Bullgari dhe SHBA, ku është mësuar nga më të mirët në këtë fushë. Tashmë ka një album të vet solo, ndërsa dashuria e tij ndaj xhazit dhe dëshira për të kompozuar e ka bashkuar me Dimitër Karamfillovin në projektin Groovy Jazz. Ai përfshin 10 pjesë. Disa prej tyre janë standarde, disa të tjera janë të kompozuara nga ata. Më shumë hollësi na sollën vetë muzikantët:
Përveç se është muzikant Petër Georgiev është dhe aventurier i pasionuar. Atij i pëlqen të udhëtojë në botë dhe gjithmonë e mban me vete kitarën. Kështu diku në Karaibe lindi një prej pjesëve të tij, të përfshira në këtë album, me titullin El Mar De Agua Verde. Mitko e shtoi orkestrimin, duke e përdorur kontrabasin si instrument perkusioni. GB Ragga është pjesa tjetër, e cila gjithashtu është frymëzuar nga Karaibet. Promovimi i Groovy Jazz ishte në një klub në kryeqytetin e Sofjes, ku bashkë me Mitkon dhe Peshon mori pjesë dhe Atanas Popov (bateri).
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Djemtë e dyshes së njohur “Molec” po i japin fund turneut të tyre në mbarë vendin me një shfaqje spektakolare. Më 21 nëntor në sallën Arena Sofja, Kris Makarov dhe Juli Sllavçev do të na përcjellin në universin e tyre muzikor. “Tre vjet pas shfaqjes së..
Turneu "30 vjet B.T.R.", me të cilin një nga grupet më të rëndësishme të rock-ut në Bullgari feston përvjetorin, do të përfundojë me jo një, por dy koncerte në sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës. Për shkak të interesimit të madh për të parin - më 20..
Ai punon një nga profesionet më prestigjioze dhe më interesante. Fytyra e tij është e njohur në mbarë botën, por njerëzit zakonisht e imagjinojnë atë me mjekrën e mbështetur në një violinë Stradivari. I ftuar i Radio Bullgarisë është Rainer Honeck,..
Këngëtari i ri Todor Gaxhallov prezantoi këngën e tij të re prej autori "Dera e kyçur". Autori u frymëzua nga lufta e secilit person me pengesat dhe..