Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Prodhimi dhe eksporti i rrymës elektrike po ulet, konsumi po rritet

Foto: arkiv

Prodhimi i energjisë elektrike në Bullgari për periudhën 1 janar 2019 – 25 gusht 2019 kundrejt periudhës së njëjtë të vitit 2018 është ulur me 0.82 për qind. Këtë e tregojnë të dhënat e fundit operative të Operatorit të Energjisë. Të dhënat tregojnë gjithashtu se që nga data 1 janar deri në 25 gusht 2019 janë prodhuar 28 894 702 megavat orë rrymë elektrike, derisa gjatë kësaj periudhe të vitit të kaluar janë prodhuar me afro një milion megavat orë më shumë. Në të njëjtën kohë konsumi në vend për periudhën 1 janar 2019 – 25 gusht 2019 kundrejt 1 janarit 2018 – 25 gushtit 2018 është rritur me 1.45%. Sipas të dhënave të Operatorit të Energjisë që nga fillimi i vitit deri më 25 gusht janë përdorur 25 mln megavatë orë rrymë elektrike, derisa gjatë periudhës analogjike të vitit të kaluar konsumi i korrentit ka qenë pak nën 24 mln megavatë orë. Bullgaria ka eksportuar me 13.27% më pak rrymë elektrike për periudhën 1 janar 2019 – 25 gusht 2019 kundrejt periudhës së njëjtë të vitit 2018.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Gjykata e Lartë Administrative prapë nuk zgjodhi kryetarin e vet

Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje, duke bërë provën e dytë për të zgjedhur kreun e institucionit. Procedura dështoi në përpjekjen e parë..

botuar më 24-11-28 10.22.PD

Parashikimi i motit për 28 nëntorin 2024

Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..

botuar më 24-11-27 7.35.MD

Parlamenti Evropian mbështeti përbërjen e Komisionit të ri Evropian

Eurodeputetët mbështetën përbërjen e Komisionit të ri Evropian. Ajo mund të marrë detyrën nga 1 dhjetori. Komisionere evropiane nga Bullgaria është Ekaterina Zaharieva me departamentin “Startups, Kërkime dhe Inovacione”. Votimi u krye me..

botuar më 24-11-27 5.09.MD