Vrapuesja më e mirë bullgare Ivet Llalova mori njohjen e radhës për rezultatet e saj të mira gjatë vitit 2019. Ajo ishte zgjedhur për “Atlete të Ballkanit” në ceremoninë që organizohet për vit të nëntë me radhë nga Asociacioni i Federatave Ballkanike të Atletikës. Sivjet mbrëmja solemne u zhvillua në Vrnjaçka Banja të Serbisë.
Llallova e cila arriti vendin e shtatë në Kampionatin e Planetit në distancë 200 metra dhe është dy herë kampione e Ballkanit, e mori njohjen nga Svobodan Brankoviç, nënpresidenti i Asociacionit të Federatave Ballkanike të Atletikës. Kjo dekoratë i jepet sportistes bullgare për herë të dytë. Hera e parë ishte në vitin 2011, ku Ivet LLallova përsëri u bë numër një në Ballkan.
Federata Bullgare e Peshëngritjes ka shpallur falimentimin e vet për shkak të borxheve të mëdha. Peshëngritësit Karlos Nasar dhe Bozhidar Andreev , të cilët fituan përkatësisht medaljen e artë dhe atë të bronztë në Lojërat Olimpike..
Dy medalje ari dhe tre bronzi fituan sportistët bullgarë në Kampionatin e Hapur Olimpik të Taekwondo-së në Shqipëri. Hristijan Georgiev fitoi medaljen e artë në kategorinë e të rinjve deri në 54 kg, pasi shënoi pesë fitore. Në ndeshjen e tij të..
Antonio Papazov, Tihomir Barotev dhe Borisllava Ivanova fituan një medalje bronzi në kategorinë "Treshe" në Kampionatin Botëror të Aerobikës Sportive për meshkuj dhe femra në Pesaro. Para përfaqësuesve tanë u rreshtuan vetëm konkurrentët e Kinës..