Mirosllav Turijski (piano) dhe Hristo Jocov (bateri) gjatë viteve kanë dëshmuar talentin e vet si këngëtarë dhe kompozitorë. I njohim prej një sërë projektesh /përfshi dhe të përbashkëta/, incizime të muzikës prej autori, pjesëmarrje në xhaz festivale dhe ngjarje të tjera muzikore. Gjatë muajit nëntor qyteti Plovdiv qe mikpritës i edicionit të pestë të radhës të Xhaz Festit të Plovdivit. Bashkë me programin bazë, qe parashikuar dhe skenë për projekte të reja të xhazit. Njëri prej tyre qe i Mirosllav Turijskit dhe i Hristo Jocovit me titull Next Step. Në të, dy muzikantët marrin pjesë si autorë dhe si instrumentist. Më shumë tregon nga Mirosllav Turijski:
Projekti ynë tanimë pak u vjetërsua, me qenë se startoi përpara më shumë se 3 vjetëve, në bazë të idesë së Hristo Jocovit. Ai më propozoi atëherë të mblidhemi dhe të ekzekutojmë bashkë pa basist, por vetëm me kitarën e Nikollaj Karageorgievit. Disa ditë pas kësaj , Hristoja më dërgoi 3 kompozicionet e para, të cilat tanimë i kishte shkruar për këtë album të ardhshëm. Shumë shpejt realizuam Next Step, me qenë se Hristo Jocovi është shumë produktiv si kompozitor, përveç se është dhe një muzikant i shkëlqyer. Unë po kështu shkrova disa kompozicione dhe vendosëm se ( pasi kemi kaq shumë pjesa) ti botojmë. Por, procesi qe i ngadaltë. E incizuam albumin dhe vendosëm të presim Plovdivin xhaz fest si një platformë e përshtatshme për prezantimin e tij.
Next Step përmban 9 pjesa – katër janë të Hristo Jocovit, kurse 3 të tjerat janë të Mirosllav Turijskit. Pas kohe ndaj të treve, bashkë me kitaristin Nikollaj Karageorgiev, fare rastësisht bashkohet dhe saksofonisti Vlladimir Kërparov, i cili prej kohe jeton dhe krijon në Gjermani.
Gjatë kohës së punës tonë mbi album, Vllado Kërparov qe në Plovdiv, kurse ai shumë rrallë kthehet në Bullgari. Përveç kësaj tanimë kishim dhe datë për koncert, prandaj i propozuam të ekzekutojë bashkë me ne. Për të nuk qe problem të përfshihet ndaj trios tonë, me qenë se Vlladoja është shumë i talentuar dhe mund të ekzekutojë çdo lloje muzike. Kompozicionet tona i pëlqyen, ai i interpretoi shkëlqyeshëm, pa prova. U bë shumë mirë. Atëherë vendosëm të ftojmë Dimitër Ljolevin, një saksofonist tjetër i shkëlqyer , i cili jeton në Bullgari. Me të ekzekutojmë prej viteve në grupe dhe projekte të ndryshme. Dhe kështu u formua kuarteti.
Gjatë vitit 2020 të katër muzikantët do të prezantojnë Next Step në festivale dhe skena të ndryshme tek ne.
Përgatiti në shqip: Nataniela VasilevaPop akustik me rrënjë në folklorin bullgar - kjo është muzika me të cilën jemi mësuar të lidhim dyshen Dimitër dhe Hristo. Ata janë Dimitër Atanasov dhe Hristo Mlladenov dhe mezi presin të prezantojnë këngët e tyre të reja nga albumi i tyre i ri "I pathyer..
25 nëntori u shpall Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave me iniciativën e Kombeve të Bashkuara qysh në vitin 1999. Ideja është që qeveritë, organizatat ndërkombëtare dhe organizatat joqeveritare të përqendrojnë vëmendjen e shoqërisë në këtë..
Një grup yjor dhe një këngëtar yjor u bashkuan për të ringjallur një këngë të shkruar gati një çerek shekulli më parë. D2 dhe Grafa incizuan këngën e tyre të përbashkët "Sa e bukur je", e cila u publikua këtë të diele në kanalin zyrtar të D2 në..
Këngëtari i ri Todor Gaxhallov prezantoi këngën e tij të re prej autori "Dera e kyçur". Autori u frymëzua nga lufta e secilit person me pengesat dhe..