Në një takim në Bruksel me Kryetarin e Këshillit Evropian Charles Michel Kryeministri i Bullgarisë Bojko Borisov përshëndeti përkrahjen aktive dhe angazhimin e institucioneve evropiane me regjionin e Ballkanit Perëndimor, duke nënvizuar se zgjerimi është një proces dypalësh në të cilin edhe të dyja anët duhet të zbatojnë premtimet e veta. Tema kryesore e bisedimit ishte Korniza shumëvjeçare financiare e BE-së për periudhën 2021-2027. Borisov komentoi se mjetet e BE-së e ndihmuan Bullgarinë për të lëvizur përpara, ndërsa politika e kohezionit dhe politika e përbashkët bujqësore kanë një vlerë të lartë të shtuar dhe rezultate të ndjeshme për të gjithë shtetasit evropianë.
Përfaqësuesit e popullit nga GERB-SDS dorëzuan në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për interpretimin e dispozitave të Ligjit Themelor të vendit, njoftoi BTA. Deputetët kërkojnë qartësi për çështjen nëse me skadimin e mandatit të anëtarëve të..
Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje, duke bërë provën e dytë për të zgjedhur kreun e institucionit. Procedura dështoi në përpjekjen e parë..
Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..