Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kisha refuzoi të ofrojë artefakte për ekspozitën në Luvër

Luvri në Paris
Foto: BGNES

Kisha Ortodokse Bullgare nuk bekoi ofrimin e artefakteve të krishtera për një ekspozitë në Luvër. Kjo është një pozitë parimore - të mos të nxiren sende nga depot kishtare jashtë vendit, përveç në rastet e përkuljeve në shenjë nderimi, tha sekretari i Sinodit, peshkopi i Mellnikut - Gerasim. Ekspozita e ardhshme në Luvër: “Arti bullgar nga shekulli i 16 deri në shekullin e 18” zemëroi drejtorin e Institutit  mbi studimin e arteve në Akademinë Bullgare të Shkencave profesor Emanuill Mutafov. Ai bëri apel të mos jepen eksponatet sepse ekspozita do të renditet në Departamentin e Artit Islamik në Muzeun në Paris. Puna rreth ekspozitës së ardhshme bullgare në Luvër po vazhdon normalisht, informuan nga komisioni mbi kulturën në Parlament pas takimit të kryetarit të tij Vezhdi Rashidov me ambasadoren franceze në Sofje Florans Robin.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Zheço Stankov para Energy Summit

Bullgaria do të ndërtojë kapacitete balancuese të energjisë elektrike në Ballkan

Rritja e lidhjes energjetike midis vendeve në rajon do të ulë çmimet e energjisë elektrike, do të rrisë konkurrencën dhe sigurinë e furnizimit. Kështu deklaroi ministri i energjisë Zheço Stankov në Samitin e Energjisë (Energy Summit), të organizuar..

botuar më 25-02-26 11.26.PD

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Turizmit është për vizitë në Bullgari

Perspektivat për zhvillimin e potencialit të rëndësishëm të turizmit në Bullgari u diskutuan në takimin e kreut të shtetit Rumen Radev dhe sekretarit të përgjithshëm të Organizatës Botërore të Turizmit të OKB-së, Zurab Pololikashvili. I ftuari..

botuar më 25-02-26 9.16.PD

Parashikimi i motit për 26 janarin 2025

Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5° deri në 0°, më të ulëta në zonat verilindore deri në minus 7°. Në Sofje do të jetë rreth minus 1°. Gjatë ditës në Bullgarinë Perëndimore do të mbajë mot kryesisht i vranët, ndërsa në..

botuar më 25-02-25 7.35.MD