Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

COVID-19 në Bullgari: Dita e 20

Foto: Ani Petrova

17 raste të reja të COVID-19 në Bullgari

17 janë rastet e reja të koronavirusit në Bullgari. Kështu numri i tyre i përgjithshëm bëhet 293, bëri të ditur shefi i Shtabit Operativ Kombëtar gjen. Vencisllav Mutafçijski. Në spitale ka 8 pacientë në gjendje të rëndë, pesë prej të cilëve ndodhen në spitalin “Pirogov”, një në spitalin “Shën Anna” dhe tre në Bllagoevgrad.

Spitalet disponojnë 7473 shtretër për të infektuarit me COVID-19

1000 prej shtretërve disponojnë respiratorë. Aktualisht spitalet në kryeqytet janë gati të pranojnë 1137 pacientë. Ndërkaq, Kirill Ananiev dha urdhër për spitalet ku do të mjekohen pacientë me koronavirus në tërë vendin. Ato janë ndarë në dy lista – për pacientë në gjendje më të lehtë dhe për mjekimin e pacientëve që kanë nevojë për kujdes intensiv.

Më se 24 000 veta në Bullgari janë nën karantinë

Në një briefing në Këshillin e Ministrave Ministri i Punëve të Brendshme Mlladen Marinov tha se te momenti i tanishëm në vend ka 24 000 veta nën karantinë. Për shkeljen e masave të lidhura me gjendjen e jashtëzakonshme deri tashti janë hapur mbi 200 procese. Për plotësimin e të dhënave të rreme në deklaratat me të cilat kalohet përmes pikave kufitare në qytetet krahinore mbahet përgjegjësi penale, theksoi Ministri. 

Biznesi dhe sindikatat kërkojnë akoma kompensime për shkak të COVID-19

Këshilli për bashkëpunim trepalësh shqyrtoi në një online-mbledhje ofertat e qeverisë për kompensime të biznesit për shkak të COVID-19. Epidemia preku shumë sektorë, si hotelet, restorantet, industria përpunuese, transporti, ndërtimi, kultura, sporti, tregtia me pakicë etj. Sindikatat, punëdhënësit dhe pushtetarët nuk arritën pozitë unike. Biznesi dhe organizatat profesionale parashtruan shumë kërkesa për shtimin dhe zgjerimin e masave. Takimi trepalësh do të vazhdojë të debatojë në mbledhjen tjetër që do të zhvillohet më 28 mars.

“Brainstorm” bullgar gjatë fundjavës kundër COVID-19

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale përkrah një “hackathon” 48 orësh për përpunimin e ideve dhe projekteve për përballimin e pasojave ekonomike të COVID-19 në Bullgari. Forumi do të zhvillohet gjatë fundjavës. Organizatori është Power of BG, i cili përfshin mbi gjysmën e IT kompanive në vend. “Hackathon”-i është i hapur për të gjithë. Në kanalin Looking_for_team të platformës SLACK pjesëmarrësit do të mund të gjejnë shoq skuadre dhe të punojnë së bashku mbi ide dhe projekte në kategoritë “Shpëto jetët”, “Shpëto bashkësitë dhe grupet e njerëzve” dhe “Shpëto bizneset”. Sipërmarrës të mëdhenj bullgarë do të luajnë rolin e mentorëve dhe do t’u japin këshilla skuadrave.

Është hapur një DMS linjë në përkrahje të punonjësve mjekësorë bullgarë

Ministria e Shëndetësisë filloi një fushatë për grumbullim mjetesh. Në numrin 17 777 me tekstin DMS SOLIDARNOST mund të dërgohen njoftime të shkurtra për përkrahjen financiare të punonjësve mjekësorë.

Ulje e ndotjes së ajrit për shkak të masave kundër koronavirusit

Pas vendosjes së masave kufizuese nga Shtabi Operativ Kombëtar për luftimin e koronavirusit, trafiku nëpër rrugët e kryeqytetit u ul në mënyrë të ndjeshme. Matjet tregojnë se si rezultat i kësaj në atmosferë  u ulën copëzat e imta të pluhurit dhe niveli i ozonit. Platforma AirBg.info aktualisht evidenton përmbajtje të mesme të copëzave të imta të pluhurit afro 10 mikrogram në krahasim me 20-25 në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.

Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.

Përpiloi: Diana Cankova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në Britaninë e Madhe vazhdon procesi kundër bullgarëve për spiunazh për Rusinë

Në Mbretërinë e Bashkuar, vazhdon procesi kundër gjashtë bullgarëve të akuzuar për spiunazh për Rusinë. Kreu i "celulës së spiunëve" Orlin Rusev dhe Biser Xhambazov u deklaruan fajtorë. Tre të tjerë - Katrin Ivanova, Vanja Gaberova dhe Tihomir Ivançev..

botuar më 24-11-29 4.22.MD

Dështimi i tetë i parlamentit për të zgjedhur kryetarin e tij

Edhe prova e tetë e sotme e deputetëve për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit Popullor rezultoi e pasuksesshme. Në fillim të ditës kishte një fije shprese se këtë herë të zgjedhurit e popullit do të arrinin një konsensus, por ai u shua shpejt. Para..

botuar më 24-11-29 3.23.MD

Ka gjasa që nyja gordiane në Parlament të pritet

GERB-SDS tërhoqi nominimin për kryetar të Kuvendit Popullor. Në provën e tetë zgjedhore janë tre kandidatët për kryetar të Kuvendit Popullor. "V;zrazhdane" përsëri propozoi Petër Petrov, "Ka një popull të tillë" përsëri e nominoi Sillvi Kirillov, dhe..

botuar më 24-11-29 12.21.MD