77% prej bullgarëve mendojnë se qeveria e menaxhon mirë krizën me Covid-19. Mendim të kundërt kanë 22%, tregojnë të dhënat e mbledhura nga “Gallup International” më 6 dhe 7 prill. Para një muaji 60% prej të anketuarve ishin të mendimit se qeveria punon në mënyrë adekuate, kurse 37% nuk ishin dakord me masat kundër përhapjes së koronavirusit.
22% pohojnë se kanë humbur të ardhurat e tyre. 14% përkohësisht nuk janë në vendet e tyre të punës. 8% punojnë me orar të shkurtuar të punës.
9% janë ata që kanë humbur punën e vet. Para një jave përqindja e tyre ishte 3%.
Në fillim të gjendjes së jashtëzakonshme 62% prej njerëzve kanë pasur frikë nga virusi, kurse sot këta njerëz janë 69%. 27% nuk shqetësohen, kurse 55% mendojnë se rreziku është i ekzagjeruar.
Presidenti Rumen Radev sot edhe një herë iu drejtua Gjykatës Kushtetuese me kërkesë që ndryshimet në Kushtetutë të bëra nga Legjislatura e 49-të të Kuvendit Popullor të shpallen jokushtetuese. Kundërshtimet e kreut të shtetit janë kundër heqjes së..
Ambasadorja e Austrisë Andrea Ikic-Böm vizitoi dje kufirin bullgaro-turk me ftesë të drejtorit të Drejtorisë kryesore të Policisë Kufitare, njoftoi sot shërbimi për shtyp i Ministrisë së Punëve të Brendshme. Së bashku me drejtorin kryekomisionar Anton..
Ministri i punëve të jashtme Ivan Kondov mori pjesë në takimin e ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të Nismës së Evropës Qendrore (CEI), që u mbajt sot në Tiranë. Ndër temat e diskutuara ishte roli i CEI në bashkëpunimin rajonal dhe..
Përpjekja e pestë radhazi e deputetëve për të zgjedhur një kryetar të Kuvendit Popullor nuk solli rezultat. Në votim u vunë katër kandidatë - Natalija..
Në datat 22 dhe 23 nëntor, Kisha Ortodokse Bullgare do të kremtojë solemnisht njëqindvjetorin e shenjtërimit të Tempullit-Monument “Shën Aleksandër..
Gjykata Kushtetuese hapi një procedurë me kërkesën e presidentit Rumen Radev për shpalljen jokushtetuese të ndryshimeve në ligjin bazë të miratuara nga..