Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sipas Komisionit Evropian papunësia në Bullgari do të arrijë 7 për qind

Foto: pixabay.com

Papunësia në Bullgari do të jetë 7 për qind gjatë vitit 2020 sipas parashikimit ekonomik të Komisionit Evropian. Të papunët do të jenë kryesisht nga sektorë si tregtia me pakicë, transporti, turizmi, të cilët do të shfrytëzojnë vetëm 40 për qind nga kapaciteti i tyre. Komisionari evropian për ekonominë Paolo Xhentilioni pret që deficiti buxhetor i Bullgarisë të jetë nën 6 për qind nga produkti i brendshëm bruto. Komisioni parashikon rritjen e borxhit shtetëror deri në 25,5 për qind nga produkti i brendshëm bruto në vitin 2020.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Lukoil Bullgaria”: Nuk është e vërtetë që kompania po ndërpret aktivitetet e saj

“Të gjitha pikat në rrjetin e shitjes me pakicë të Lukoil funksionojnë dhe do të vazhdojnë të funksionojnë në gjendje normale.” Kjo thuhet në një njoftim për shtyp nga kompania në lidhje me informacionin e shpërndarë në disa media për ndërprerjen e..

botuar më 25-11-13 9.57.PD

Parashikimi i motit për 13 nëntorin

Natën do të jetë kryesisht e kthjellët dhe pothuajse e qetë, ndërsa në mëngjes në shumë vende në ultësira, lugina dhe rreth pellgjeve ujore do të ketë mjegull ose re të ulëta me shtresa. Gjatë ditës do të jetë me diell, por në Fushën e Danubit do..

botuar më 25-11-12 7.40.MD
Georg Georgiev

Bullgaria është kundër heqjes së kërkesës për unanimitet në vendimet e BE-së

Bullgaria kundërshton me qëndrueshmëri çdo propozim për heqjen e kërkesës për unanimitet në marrjen e vendimeve brenda Politikës së Përbashkët të Jashtme dhe Politikës së Sigurisë të BE-së. Këtë e deklaron ministri i punëve të jashtme Georg Georgiev,..

botuar më 25-11-12 6.38.MD