Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Masa 60/40 shpëton mbi 165 000 nëpunës nga papunësia

Foto: BGNES

Mbi 165 000 nëpunës nga 10 723 ndërmarrje do të ruajnë vendet e tyre të punës në saje të masës 60/40, bëri të ditur Ministria e Punës dhe Politikës Sociale

Deri tani Agjencia e Punësimit ka përpunuar afro 3 700 deklarata të punëdhënësve për dhënien e ndihmës shtetërore për mbulimin e 60% prej pagave dhe sigurimeve të mbi 50 000 punonjësve.

Deri në momentin e tanishëm Instituti Kombëtar i Sigurimeve u ka paguar kompensime me vlerë 6.4 mln euro mbi 3000 kompanive. Me mjetet janë paguar dëmshpërblimet e afro 40 000 nëpunësve.

Gjatë pagimit të fundit 516 punëdhënës kanë marrë mbi 750 000 euro për ruajtjen e vendeve të punës të mbi afro 5000 punonjësve.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kolegjiumi i Prokurorëve miratoi një seancë dëgjimore për kandidatin e vetëm për kryeprokuror Borisllav Sarafov

Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale lidhur me kandidaturën e Borisllav Sarafov për postin e kryeprokurorit, njoftoi BTA. Sipas kryetarit të..

botuar më 24-11-27 12.19.MD

Deputetët mblidhen për provën e gjashtë për të zgjedhur një kryetar të Kuvendit Popullor

Pikërisht një muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 27 tetorit, sot vijon seanca e parë e Asamblesë së 51-të Kombëtare, e cila filloi më 11 nëntor. Deputetët do të bëjnë përpjekjen e gjashtë për të zgjedhur një kryetar. Në provën e pestë për votim u..

botuar më 24-11-27 4.45.PD

Parashikimi I motit për 27 nëntorin 2024

Ditën e mërkurë do të jetë kryesisht me diell. Era gradualisht do të orientohet nga perëndimi-veriperëndimi dhe do të jetë e lehtë deri mesatare. Temperaturat minimale priten nga minus 3° dhe 2°, në Sofje - rreth minus 1°, dhe maksimale - midis..

botuar më 24-11-26 7.35.MD