Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Konstitucionalisti doc. Atanas Sllavov: Ka nevojë për një vlerësim periodik të masave të jashtëzakonshme

doc. Atanas Sllavov
Foto: arkiv

Në amendamentet në Ligjin për Shëndetinë, të miratuara në lexim të parë nga Parlamenti, mungojnë kritere të qarta për kufizimin e të drejtave të qytetarëve. Kështu krijohen mundësi që në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme të dilet jashtë kufijve të shtetit juridik, paralajmëroi në një intervistë për BNR-në konstitucionalisti doc. Atanas Sllavov.

Ministri ka të drejtën të vlerësojë deri në çfarë shkalle të kufizohen të drejtat e njerëzve. “Pasi Ministri ka mundësinë për t’i kufizuar të drejtat e njerëzve a mund ta mbyllë atëherë tërë shtetin vetëm me një urdhër?” – pyeti doc. Sllavov.

Ai nënvizoi domosdoshmërinë për një rishqyrtim periodik të kufizimeve të aplikuara të të drejtave të qytetarëve, që të mund të merret vendim me sa ato janë të domosdoshme në situatën konkrete.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 29 nëntorin 2024

Gjatë natës , vranësirat do të lëvizin me shpejtësi nga perëndimi. Të premten në vend do të mbizotërojë mot i vranët. Që para mesditës në Bullgarinë Perëndimore do të fillojë të bjerë shi, ndërsa në malet mbi 1600 m do të bjerë borë. Era do..

botuar më 24-11-28 7.35.MD
Daniell Llorer dhe Javor Bozhankov

PP kërkoi dorëheqjen e dy deputetëve të cilët nuk e mbështetën kandidaturën e Sillvi Kirillovit

“Pas votimit të sotëm për kryetar të Kuvendit Popullor, “Po e vazhdojmë ndryshimin” kërkoi dorëheqjet e Daniell Llorer dhe Javor Bozhankov”, shkroi në faqen e tij në Facebook bashkëkryetari i partisë Kirill Petkov. Tri vota nuk mjaftuan për të..

botuar më 24-11-28 6.36.MD

Përpjekja e shtatë e pasuksesshme për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor

Në një mbledhje rekord të zgjat 18 ditore, përfaqësuesit e popullit bënë përpjekjen e shtatë të pasuksesshme për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit Popullor. Pas disa pauzave dhe rivotimit të kandidaturës së deputetit më të moshuar, Sillvi Kirillov nga..

botuar më 24-11-28 4.34.MD