Njerëzit, të cilët punojnë në lëmin e kulturës janë me rëndësi të madhe për identitetin kombëtar dhe shteti duhet të tregojë se nuk i ka braktisur ata në kushtet e krizës, tha Presidenti Rumen Radev gjatë takimit të tij me përfaqësues të artistëve të pavarur.
Arsyeja për bisedën e tyre ishte peticioni i hartuar nga poetja Daniella Kuzmanova dhe muzikanti Vencisllav Micov, i cili mblodhi nënshkrimet e 2000 artistëve. Në dokumentin e dërguar në 7 institucione shtetërore janë paraqitur kërkesat konkrete për ndihmë nga ana e shtetit me qëllim shpëtimin e sektorit pas fundit të pandemisë. “Duhet të krijohet regjistër i të prekurve. Sipas të dhënave të ndryshme artistët e pavarur janë midis 2 mijë dhe 80 mijë”, komentoi Micov para mikrofonit të Radio Bullgarisë. Krijuesit insistojnë të dinë sa janë mjetet, të cilat Bullgaria do të marrë nga BE-ja për rimëkëmbje dhe përballimin e pasojave të pandemisë dhe sa prej tyre do të përdoren për kulturën. Ndër kërkesat e përfshira në peticion është shtyrja me disa muaj të shlyerjes së kredive të tërhequra nga njerëzit, të cilët punojnë në fushën e kulturës.
Vencisllav Micov e cilësoi bisedën e organizuar me ftesë të Presidentit si konstruktive, por shtoi se Presidenti nuk disponon me mundësitë e pushtetit ekzekutiv për përkrahje të drejtpërdrejtë dhe roli i tij është të propozojë zgjidhje ekspertësh.
Krijuesit bullgarë janë ndër të parat që ishin prekur rëndë pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të Covid-19. Të prekurit punojnë në institucionet shtetërore kulturore dhe në sektorin e pavarur kulturor.
Nga data 2 deri më 5 tetor, Sofia Tech Park mirëpret Sofia Art Fair 2025 – IMAGINE , panairin e vetëm ndërkombëtar për artin bashkëkohor në Bullgari. Ngjarja mbledh pjesëmarrës nga 13 shtete dhe figura të rëndësishme nga skena globale e artit, duke e..
24 shfaqje të artistëve ndërkombëtarë dhe bullgarë, 15 punëtori cirku për fëmijë dhe të rritur, dy koncerte dhe një ekspozitë - "Mbretërit e Magjisë", presin banorët dhe mysafirët e Sofjes nga 2 deri në 5 tetor në kuadër të edicionit të ri të..
"Një moment historik për Bullgaristikën në SHBA!" – me një postim me këtë titull, konsulli i përgjithshëm i Bullgarisë në Çikago, Svetosllav Stankov, njoftoi lajmin se më 20 tetor 2025, në Universitetin e Illinois-it në Urbana-Champaign, nis..