Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria është duke transferuar turistë të huaj me Covid-19

Foto: EPA/BGNES

303 janë rastet e reja të regjistruara të koronavirusit në vend gjatë 24 orëve të fundit pas 5 701 testeve të zhvilluara, tregojnë të dhënat e Portalit Unik Informativ. Gjatë harkut kohor 24 orësh kanë vdekur 9 veta me Covid-19, të shëruarit janë 190. 872 pacientë janë hospitalizuar, 44 janë në repartet intensive.

Kryeinspektori kombëtar i shëndetësisë Angell Kunçev tha para Televizionit Kombëtar Bullgar se koronavirusi nuk është i njëtrajtshëm. Derisa në Bllagoevgrad janë regjistruar 100 të infektuar, ka krahina ku nuk ka asnjë të infektuar.

Në qoftë se kanë rezultuar pozitivë turistët e huaj në Bullgari dërgohen në vendin e origjinës. Pothuaj çdo ditë organizojmë transferim të turistëve rumunë nga Greqia përmes Urës së Danubit, saktësoi Kunçev.

Vala e Covid-19 në Ballkan u ul, por po vazhdon të rritet në vendet evropianoperëndimore, deklaroi inspektori.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Birra kraft do të derdhet në fund të javës në Sofje

20 fabrika birre bullgare do të ofrojnë recetat e tyre unike të birrës gjatë festivalit "Rruga Sumbullare", i cili do të mbahet në fund të javës - më 27, 28 dhe 29 shtator, përballë godinës së Pallatit Kombëtar të Kulturës në qendër të Sofjes...

botuar më 24-09-25 6.05.PD

Parashikimi i motit për 25 shtatorin

Të mërkurën , më 25 shtator, do të mbajë mot kryesisht me diell. Vranësirat do të rriten pasdite nga perëndimi. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jug-juglindor, por nga mbrëmja në zonat perëndimore do të orientohet nga drejtimi..

botuar më 24-09-24 7.35.MD

Radhët në kufijtë midis Bullgarisë dhe Rumanisë nuk janë vetëm problemi ynë

Çdo kamion që pret në radhët e gjata në kufi i humbet 200 euro në ditë pronarit të tij. Këtë e deklaroi eurodeputeti bullgar nga GERB-SDS/EPP Andrej Novakov gjatë një diskutimi me temën: "Kostoja e qëndrimit jashtë zonës Shengen - ndikimi në Bullgari..

botuar më 24-09-24 7.18.MD