Një titull dhe akoma katër medalje fituan atletët bullgarë në kampionatin ballkanik për adoleshentë dhe adoleshente nën moshën 20 vjeç në Stamboll, bëri të ditur bgathletic.com.
Venelin Georgiev u bë kampion në vrapimin në distancën 200 metra, me orë 21.29 sekonda. Medalje të argjendta fituan Valentin Andreev – në hedhjen e çekiçit me rezultat 76.24 metra, dhe Evgeni Enev – në kërcimin me shkop me arritje 4.90 metra. Medalje të bronzta fituan Jana Kopçeva në hedhjen e gjyles /13.28 metra/, dhe Dobromir Nikollov – vrapim 100 metra me pengesa /14.25 sek./
Tenisti ynë më i mirë, Grigor Dimitrov, dhe ish-numri 1 i botës për meshkuj, Novak Gjokoviq, do të përballen në një ndeshje bamirësie. Biletat për ndeshjen, e cila nis në orën 20:00 në sallën Arena Sofia në kryeqytet, janë shitur brenda pak..
Në Olimpiadën e Shahut në Budapest (Hungari) shahistet kombëtare bullgare dhe kampione të Evropës për vitin 2023 fituan ndeshjet e tyre në raundin e parë kundër Zimbabvesë. Të katër përfaqësueset bullgare - Nurgyull Salimova, Viktoria Radeva,..
Grigor Dimitrov do të mbajë një mësim të hapur tenisi për fëmijë nga shkolla të ndryshme në Sofje, disa orë para ndeshjes bamirëse me Novak Xhokoviçin në "Arena Sofja" më 17 shtator. Këtë e konfirmuan nga selia e tenistit më të mirë bullgar...