Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Në Shkup janë të shqetësuar nga Memorandumi bullgar drejtuar Bashkimit Evropian

Në Maqedoninë e Veriut partia opozitare VMRO-DPMNE po zhvillon një seri prej demonstratave të protestës kundra qeverisë së Zoran Zaevit. Një nga temat e prekura prej tyre është mosmarrëveshja mbi përkatësinë etnike të udhëheqësit historik të VMRO-s, Goce Delçev - a është bullgar ai, ose është maqedonas. Deklaratat antibullgare u forcuan më tepër pas lajmit, se Sofja i ka dërguar Bashkimit Evropian një memorandum sqarues për marrëdhëniet bullgaro-maqedonase, lidhur me pranimin e Shkupit në Bashkim. Në të bëhet e qartë se, për Sofjen është e papranueshme mosrespektimi i Traktatit për Miqësi dhe Fqinjësi të Mirë që nga viti 2017 dhe bllokimi i Komisionit të Përbashkët Multidisiplinor prej ekspertësh mbi çështjet historike dhe arsimore, të krijuar në bazë të forcës së kësaj marrëveshjeje. Sa i përket tekstit në memorandumin bullgar drejtuar Bashkimit Evropian, nga qeveria e Maqedonisë së Veriut deklaruan se, Traktati për Miqësi dhe Fqinjësi të Mirë me Bullgarinë krijon një kornizë ligjore dhe propozon mjete për zgjidhjen e çështjeve bilaterale dhe ato i janë kushtuar realizimit të Traktatit. Me Bullgarinë jemi aleatë në NATO, kemi një detyrim të përbashkët të përmirësojmë marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, bashkëpunimin e përbashkët dhe të ndërtojmë një miqësi, deklaron qeveria në Shkup.


Serbët dhe kosovarët përfunduan bisedimet teknike në Bruksel

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Beograd-Prishtinë Miroslav Lajçak njoftoi se, bisedimet e fundit në Bruksel në një nivel teknik me negociatorët kryesorë Marko Xhuriç dhe Skënder Hyseni mbi kërkesa të përbashkëta financiare dhe pronësi kanë përfunduar. Ai deklaroi se, debatet ripohojnë ndërlikimin dhe ndjeshmërinë e këtyre çështjeve dhe se bisedat do të vazhdojnë. Delegacioni serb ka këmbëngulur që pika e parë në diskutimet të jetë statusi i komuniteteve të pakicave dhe më në veçanti Bashkimi i Komunave Serbe në veri nga lumi Ibër. Por pala shqiptare ka këmbëngulur që të fillohet me çështjet financiare, sepse delegacioni i cili ka mbërritur nga Prishtina ka qenë i përbërë vetëm me ekspert ekonomikë, transmetoi agjencia TANJUG.


Një vit burg për turqit qipriotë që shkelin karantinën kundër COVID-19

Burg për mosrespektimin e rregullave kundra shpërndarjes së COVID-19 vendosën të prezantojnë autoritetet në Republikën Veri-Qipriote Turke, e cila nuk është njohur botërisht, njoftoi  televizioni CNN-Turk. Në tekstin e miratuar nga deputetët në Nikozinë Veriore parashikohet një dënim deri më 1 vit burgim për mosrespektimin e masave të vendosura nga autoritetet kundër pandemisë. Ata të cilët refuzojnë kërkesat për mbajtjen e maskave mbrojtëse dhe respektimin e distancës sociale, rrezikojnë dhe një gjobë në përmasë të 300 lira turke. Legjislacioni i ri vjen në sfondin e rasteve të rritura të të infektuarve me korona virus në ishull, ve në dukje CNN-Turk.  


I kthyen refugjatët në një kamp të ri në ishullin Lesbos

Mijëra refugjatë dhe imigrantë, të cilët enden pas zjarrit shkatërrues në qendrën e pranimit Moria në ishullin grek Lesbos, janë transferuar në kampin e përkohshëm - Kara Tepe, njoftoi zëdhënësi qeveritar Stelios Petsas, i cituar nga gazeta “Kathimerini”. Imigrantët kanë kaluar përmes një testi të shpejt për korona virus. Po vazhdojnë të  ndjekim tre qëllimet që i kemi vendosur vetes: strehim, ushqim dhe mbrojtje”, tha Petsas. Kampi Moria i njohur me kushtet e këqija u dogj, pasi u ndez me paramendim nga imigrantët, të cilët protestojnë për shkak të karantinës kundra COVID-19.


Rumania dislokoi raketat e para Patriot

Ushtria rumune dislokoi në Cape Midia raketat e blera të para amerikane tokë-ajër Patriot, të prodhuara nga Raytheon и Lockheed Martin. Testimi i tyre është një pjesë nga përpjekjet e Bukureshtit të përmirësojë kapacitetin e vet mbrojtës, transmeton agjencia REUTERS. Marrëveshja me vlerë 3,9 miliardë dollarë është një element i rëndësishëm nga programi për reformimin e mbrojtjes së vendit anëtar të Bashkimit Evropian dhe NATO-s, i cili mundohet të përmirësojë kapacitetin e tij parandalues ndaj çdo kërcënimi nga ana e Rusisë. Presidenti rus Vladimir Putin shumë herë me radhë ka deklaruar se, Moska shikon në dislokimin e raketave amerikane në Evropën Lindore një rrezik të madh  dhe do të përgjigjet me forcimin e aftësive të veta të goditjes me raketa, njofton gazeta Romania Libera.


Sarajeva nuk ngutet të bashkohet me "Mini Shengen"-in serb

Presidenca kolektive e Bosnje dhe Hercegovinës nuk pranoi propozimin e anëtarit serb Milorad Dodik që vendi të aderohet ndaj iniciativës së Beogradit për krijimin e të ashtuquajturit “Mini Shengen”. Çështja është dhënë për një shqyrtim 30 ditësh në qeverinë kolektive. Ministri serb i bujqësisë Branisllav Nedimoviç deklaroi përpara forumit agrar në Beograd, se industria ushqimore e vendit do të fitojë më tepër nga “Mini Shengeni”, sepse Serbia do të fitojë një hapësirë të re tregu. “Mini Shengen” është një zonë e cila përfshin Serbinë, Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë dhe “zonën e kontrolluar nga Prishtina”, shkatërron të gjitha barrierat e lidhura me certifikatat veterinare dhe fitosanitare, nënvizon Nedimoviç, përpara agjencisë BGNES.


Turqia do që deri në vitin 2023 të prodhojë satelite personale kozmike

Turqia do të nxjerrë në orbitë satelitin turk nga brezi i ri “Turksat-5A, njoftoi ministri i transportit dhe i infrastrukturës Adil Karaismailoglu. Planifikojmë që të marrim satelitin e komunikimit më 2 tetor. Do ta nxjerrim në orbitë më 30 nëntor, transmetoi fjalët e tij Anadolu Ajansi. Turksat-5A do të ndiqet nga Turksat-5B, ku po kështu do të ketë “befasi”, premtoi ministri. Ankaraja planifikon të nxjerrë në orbitë përgjithësisht 3 satelite të reja deri në vitin 2022. I treti prej tyre-Turksat-6A parashikohet të prodhohet krejtësisht në Turqi. Qëllimi i vendit është që deri në vitin 2023 të renditet mes dhjetë shteteve në botë, të cilat prodhojnë satelite për komunikacion.

Përpiloi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: EPA/BGNES, turksat.com.tr

Më shumë nga rubrika

Марчел Чолаку и Николае Чука

Ngjarjet me adresë ballkanike

Një mosmarrëveshje parazgjedhore përçau partitë në pushtet të koalicionit të madh në Rumani Dy muaj përpara zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Rumani, socialdemokratët në pushtet dhe liberalët hynë në një mosmarrëveshje. Kjo ndodhi për..

botuar më 24-10-12 10.05.PD

Presidenti bëri thirrje për veprime kundër blerjes së votave

Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje përfaqësuesve të institucioneve përgjegjëse për zhvillimin e zgjedhjeve për veprime bindëse kundër blerjes së votave. Në takimin me kreun e shtetit morën pjesë ministri i punëve të brendshme Atanas..

botuar më 24-10-09 5.36.MD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut: Nuk do të devijojmë nga anëtarësimi në BE, por nuk do të pastrojmë këpucë Duke vlerësuar 100 ditët e para të kabinetit të tij, kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski raportoi se qeveria ia ka..

botuar më 24-10-05 7.25.PD