A është normale të komunikosh me mësuesit e tu online ose përmes një pengese prej pleksiglasi, të lëvizësh në korridorin e shkollës vetëm në një itinerar të caktuar, të shënuar me shigjeta, të mbash maskë, pas së cilës merr frymë me vështirësi dhe nuk mund të shfaqësh emocionet që ke, vazhdimisht të të përsërisin se duhet të respektosh një “distancë sociale” dhe në fund fare po të teshtish, të të mbyllin në një “Izolator” të posaçëm në pritje që mamaja ose babai të të marrin në shtëpi? Ky është realiteti i ri për nxënësit në Bullgari dhe nëpër botë, që është kthyer në një pjesë nga e ashtuquajtura “e reja normale”.
Por derisa “normalja” është normaledhe si masat parandaluese kundra shpërndarjes së infektimit me koronavirusin mund të ndikojnë mbi psikikën e brishtë të fëmijës? “Në mënyrë më të sinqertë ju them se nuk e di. Ne asnjëherë nuk kemi qenë në një situatë të ngjashme” - deklaroi përpara Radio Bullgarisë Ivan Igov - një nga psikologët më të njohur shkollor. Ai e krahason pandeminë me Covid-19 me kataklizma të tjera të mëdha sociale. Si tek ato, kështu dhe në këtë rast pasojat, sipas tij, janë të lidhura me të ashtuquajturin sindrom post-traumatik: “Zakonisht ai paraqitet nga disa javë deri më disa muaj pas krizës. Kurse në rastin tonë ai akoma nuk është larguar!”. Por, situata nuk duhet të dramatizohet:
“Fëmijët kanë reagime të ndryshme në grupet e ndryshme të moshave - pohon Ivan Igov. Më të vegjlit e pranojnë si lojë. Përveç kësaj mbajtja reale e maskave në shkollë është për një periudhë relativisht të shkurtër - mbase për rreth 20 minuta në ditë. Në praktikë fëmijët janë pa maska në orët e mësimit. Sipas meje situata në fakt është më stresuese për mësuesit, sesa për nxënësit.
Sa u përket nxënësve më të mëdhenj, aty stresi post-traumatik zakonisht çon deri në një agresion. Pres që kjo të forcohet tek ata. Të mos të harrojmë se në Bullgari tortura shkollore është mjaft e shpërndarë. Problemi është se kur flasim për agresion, nuk kemi parasysh vetëm shfaqjen, paraqitjen e tij të jashtme. Ai mund të kthehet përbrenda dhe ndaj vetes. Fëmijët mund të fillojnë të mbyllen, të kenë sindroma depresive, mundet madje të arrijnë deri në disa ekstreme”.
Ka dhe një faktor tjetër për rritjen e stresit në kushtet e Covid-19-mendon Ivan Igov. Shkollat bullgare në qytetet e mëdha janë të përmbushura. Një pjesë nga këto godina janë të ndërtuara për rreth 300-500 fëmijë, por aktualisht në disa prej tyre mësojnë nga 1300-1500 nxënës me turne. Dhe të gjitha provat që aty të mund të këmbehen orët e mësimit, me idenë të mos të formohet një grumbullim i një numri të madh të fëmijëve, çojnë deri në një tension suplementar. Në praktikë në këto shkolla nuk ka kushte për të ashtuquajturën “distancë sociale”.
A është e mundur e ashtuquajtura “e re normale” ta fusë brezin në rritje në një model të deformuar social, që arrin deri në izolim?
“Nuk mendoj sepër fëmijët kjo do të ketë pasoja afatgjata - është kategorik Ivan Igov. Në psikologjinë sociale gjendjet post-traumatike vihen re për shembull pas ndonjë lufte. Por luftërat sjellin trauma mjaft më të mëdha dhe në një periudhë më të gjatë kohe. E vërteta është se brezat mundin të përshtaten me kataklizmin social, më në veçanti fëmijët. Prognozat e mia janë se deri në pranverë do të kthehemi drejt normalitetit, të afërt me ne, në të cilin kemi jetuar deri vonë. Kurse fëmijët do të mësohen më të paktën me një higjienë më të mirë dhe ndjeshmëri”.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: BGNES, dnevnik.bg, arkiv
Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..
Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..
Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..
Prej më shumë se një jave historia e një familje blegtorësh që rritin raca vendase të deleve ka tërhequr vëmendjen e publikut në Bullgari, por edhe të..
Më shumë se 1000 njerëz janë përfshirë në fazën pilot të projektit “Gjenomi i Bullgarisë”, i cili synon të mbledhë dhe analizojë një mostër përfaqësuese të..
Jeta e miliona njerëzve anembanë botës, që jetojnë në kushte lufte, urie, sëmundjesh dhe dëshpërimi të pamasë, është në rrezik çdo ditë. Emigrantëve nga..