Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sot është dita e iluministëve bullgarë

Bullgarët – me përkulje në shenjë nderimi para atyre të cilët zgjojnë vetëdijen e shoqërisë

Foto: arkiv

Iluministët e parë popullorë /rilindësit/ kanë ndezur në zemrat etjen për dije dhe dëshirën për liri dhe me misionin e vet  ndriçues kanë ndihmuar për realizimin e idealit kombëtar. Në botën e sotme të pasigurt, ne përsëri kemi nevojë prej personaliteteve, të cilët të ngrenë që të gjitha vlerat e përjetshme njerëzore mbi një altar. Por, a ekzistojnë këta iluministë modernë bashkëkohorë?

Tanimë për vit të shtatë me radhë Radioja Kombëtare Bullgare kërkon njerëz me një mision, të cilët t’i quajë iluministë modernë. Këto personalitete frymëzojnë  të tjerët përreth, krijojnë ndryshimin dhe formojnë mirësinë.

Sipas Milen Vrabevskit - fituesi i parë i çmimit “Iluminist i vitit”, i zgjedhur me votat e publikut dhe kryetar i jurisë, iluministët e kohës sonë marrin pjesë në jetën e të tjerëve pa pritur një falënderim dhe kontribuojnë për zhvillimin e shoqërisë.


“Çdo gjë, e cila e lëviz shoqërinë përpara dhe e ndihmon në mënyrë adekuate të përshtatet me shekullin e 21, i cili është shekulli i teknologjive të larta, është një iluminizëm- thotë kryetari i fondacionit “Kujtesa bullgare” Milen Vrabevski. Detyra jonë është që të përmirësojmë standardin e jetesës, që të mund njerëzit të lirohen nga frika dhe në plan të parë të dalë talenti i tyre të jenë të dobishëm për të tjerët. Shpresojmë që gjatë translimit të një energjie pozitive të formohet efekti i vargëzuar i vullnetit të mirë dhe efikasitetit.Atëherë fillojnë të na jepen mundësi “nga sipër”, sepse ne kryejmë funksionin tonë  hyjnor në Tokëdhe u japim mundësi shumë njerëzve të provojnë kënaqësinë nga ekzistenca e vet”.

Kryeprifti Serafim Janev bën përpjekje për mirëqenien e rreth 10 kishave, kontribuon për hapjen e qendrave sociale dhe çdo verë hap portat e manastirit  “Shën Gjergji Fitimtari” në Kremikovski ku ai shërben si abat për fëmijët. Për shkak të shumë veprimeve të tij filantropike, ati Serafim është i nominuar gjatë këtij viti për iluminist të vitit.


“Jo rastësisht iluministi i parë është Shën Joan Rillski - Shenjtori më i madh bullgar, i cili me flijimin e tij personal dhe me këtë se ka fituar Zotin në vetvete, shpërndan mirësi mes të gjithë popullit deri më ditën e sotme - thotë prifti. Me shembullin e tyre iluministët mund të na ndihmojnë jo vetëm thjesht të arrijmë të përkohshmen, por edhe për të gjetur rrugën e përjetësisë, siç është kuptimi i jetës njerëzore”.

Letrari Marin Bodakov beson se detyra e iluministëve të frymës njerëzore është e thjeshtë - për të komplikuar botën, për të mos lejuar që ajo të reduktohet në bipolare, të kujdesen për nuancat.

“Në këtë botë tonë duhet të jemi të zgjuar për të vërtetën - thotë ai. Sepse ndiej se në këtë moment u kushtohet më tepër vëmendje interpretimeve, sesa fakteve, ka kujdes më të madh për mbijetesën pa qellim të pushtetit vet për nga vetja e vet, sesa për më shumë të vërtetë midis nesh.”  

E quajtur “Kontesha e qeramikës së bukur dhe fine”, Cvetana Videva formon prej  balte enë dhe sende origjinale sipas teknologjisë ekzistuese që përpara 6 mijë vjetëve. Shpesh mbledh njerëz të rinj në atelienë e vet në qytetin e Vjetër të Plovdivit.

“U lëshoj të dëgjojnë një muzikë të mirë, u përmend emrat e muzikantëve dhe të piktorëve të mëdhenj - me shpresë që të provokoj interesin e tyre – thotë Cvetana Videva. Dua që të rinjtë të bëhen më të frymëzuar dhe të respektojnë bukurinë. Ky është misioni im – t’u ndihmoj njerëzve.”

Në kuadrin e fushatës “Arsim për të mirë” i nominuari për iluminist Viktor Ivanovi ka vënë vetes detyrën iluministe të udhëtojë mbi 10 mijë kilometra që t’u dhurojë bibliotekave, priftërinjve, imamëve dhe sipërmarrësve ekzemplarë të tre librave bashkëkohorë, që të arrijnë deri tek më shumë njerëz.


Kemi nevojë prej një Rilindjeje të re dhe një Iluminizmi të ri, në qoftë se duam si komb të vazhdojmë përpara gjatë shekullit të 21 në kundërshtim të ndarjes e cila mbretëron në këtë moment. Ideali im për Bullgarinë është që njerëzit të jenë më të solidarizuar njëri me tjetrin, më të bashkuar në emër të së ardhmes sonë të përbashkët - këtu, dhe jo jashtë shtetit.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BNR arkiv, BGNES, pravoslavie.bg dhe Facebook / Bulgaria Tourism



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Zhivko Sedllarski

“Zonjat e çelikut” të skulptorit me famë botërore Zhivko Sedllarski parakalojnë edhe në Bullgari

Modë që nuk vishet, por të frymëzon. Fustane të bukura, por jo prej dantelle apo mëndafshi, por prej metali. Skulpturat e krijuesit Zivko Sedlarski janë në pronësi të muzeve, galerive dhe koleksioneve private në 3 kontinente, duke i dhënë atij..

botuar më 24-09-21 9.25.PD

Varna pret Festivalin e Filmit Artistik Bullgar "Trëndafili i Artë"

Në Varna hapet Festivali i 42-të i Filmit Artistik Bullgar "Trëndafili i Artë". Në programin konkurrues do të konkurrojnë 15 filma artistikë, 20 filma të shkurtër dhe 5 filma me seri. Hapja është mbrëmjen e 19 shtatorit në Qendrën e Festivalit dhe..

botuar më 24-09-19 1.54.MD

Bullgaria është pjesë e bienales botërore për krijimtarinë dhe zejtarinë "Homo Faber" në Venecia

Kultura bullgare dhe traditat vendase, të cilat deri vonë dukeshin ekzotike për pjesën tjetër të botës, gradualisht po bëhen pjesë e kulturës botërore të shekullit të 21-të. Pasi ljutenica jonë dhe byreku ynë tradicional u përkufizuan si një..

botuar më 24-09-18 7.30.PD