Pajisja është krejtësisht e ruajtur dhe përbën një furrë pjekëse. Furra është në dy nivele. Në nivelin e poshtëm janë dy kamerat djegëse, në të cilat është ndezur zjarri, i cili e ka ngrohur skarën. Mbi skarë është kamera e sipërme e furrës. Skara ka një sipërfaqe prej 15 metrave katrore, thotë arkeologu Kristian Mihajllov i cituar nga agjencia BGNES.
Kini parasysh se temperatura e cila është zhvilluar në të ka qenë rreth 900 gradë, deklaroi nga ana e tij profesori Gjeorgji Atanasov. Duke vënë re përmasat e tullave, duke parë me vëmendje zbukurimin e tyre, nuk përjashtojmë mundësinë që kjo furrë të ketë prodhuar tulla për ndërtimin e kalasë së shkëlqyer dhe madhështore në bregun Danubian të Justinianit të Madh, e ngritur rreth periudhës së viteve 620-630, nënvizoi akoma profesori Atanasov.
Arkeologët janë kategorikë se zbulimi është furra më e madhe për qeramikë ndërtuese nga epoka romake, e zbuluar nëpër tokat tona.
Arkeologët bullgarë vazhdojnë studimin e nimfeumit të lashtë (vend i shenjtë i nimfave), zbuluar në kompleksin "Aquae Calidae" pranë Burgasit. Nimfeu zë një vend qendror në banjot e dikurshme romake dhe ka qenë pjesë e një shatërvani me mbishkrim..
Një tempulli trak nga shekulli III para Krishtit pa analog në vendin tonë mund të shndërrojë 10 hektarë të zonës "Jug" ("Juzhen") të Plovdivit në një park arkeologjik. Vendi ndodhet në bazën e Tumës së Madhe, të cilën një ekip i Muzeut..
Gjetje të vlefshme dhe unike arkeologjike u zbuluan gjatë gërmimeve në fshatin Kapitan Petko Vojvoda të rrethit të Topollovgradit, raportoi BTA. Arkeologët e udhëhequr nga Daniella Agre kanë gjetur një varr të mundshëm të një aristokrati trak me..