Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fryma e Krishtlindjes në qytetet Carevo dhe Carevec

Viti i cili po përfundon u solli  amatorëve bullgarë zhgënjime të shumta, i drejtoi përpara zgjedhjeve dhe vendimeve të vështira. Pavarësisht nga kjo, Margarita Petkova dhe Gjeorgji Iliev, dy punonjës të palodhur në këtë fushë janë optimistë. Ata nuk njihen, mbase mund të kenë dëgjuar njëri për tjetrin, por kanë një kauzë të përbashkët - të mund të frymëzojnë dhe të ringjallin traditat tona të lashta.

“Amatorët janë njerëz të cilët nuk e humbasin përkushtimin e tyre, pavarësisht nga vështirësitë” - është e Bindur Margarita. Kryetare e bashkisë e fshatit Carevec, ajo është një mbrojtëse e flaktë për ruajtjen e folklorit në tokën e saj të lindjes. Fshati, i cili është një pjesë nga bashkia Mezdra (Bullgaria e Mesme Veriore), numëron rreth 280 banues të përhershëm - sa një pallat më i madh në kryeqytet, ta themi kështu. Prandaj nuk është çudi, se vatra e kulturës dhe bashkia janë bashkë në të gjitha iniciativat e kësaj familjeje të madhe. Më e madhja prej tyre është festivali folklorik “Bellokamenica”, edicioni i pestë i të cilit duhej të zhvillohej sivjet, por u shty për shkak të pandemisë.

“Festa e fundit e fshatit qe më 3 mars. Pas kësaj e dini mirë se çfarë ndodhi. Natyrisht që ishim të shokuar, ndërpremë çdo lloje veprimtarish” - rikujton Margarita Petkova.


Si po vepron kryetarja e bashkisë së një fshati të vogël verior në “kohën interesante” në të cilën jetojmë?

“I dhamë llogari vetes, se në qoftë se i ndalojmë ngjarjet kulturore, ne do të ndërpresim lidhjen me njerëzit, kurse kjo do t’i dëshpërojë edhe më shumë. Prandaj vendosëm që të përdorim çdo lloj mundësie të mund t’u ofrojmë një gëzim njerëzve, të dinë se jemi bashkë në të gjithë. I festuam të gjitha datat e shënuara online, përfshimë dhe fëmijët, kjo ishte e mundur. Tani pema jonë është e zbukuruar, pavarësisht se Krishtlindja tradicionale për fëmijët nuk do të realizohet. Përsëri do të përdorim teknologjitë moderne, që të përshëndesim të gjithë banuesit e fshatit. Kurse Plaku i Krishtlindjes do të kalojë përmes shtëpive, në të cilat ka fëmijë, që t’i gëzojë me peshqeshe.

Pavarësisht dhe në një mënyrë jo standarde, viti i ri do të vijë - vazhdon Margarita Petkova. Ky është një fillim i ri dhe e presim me shpresë!

I drejtohemi fshatit Carevo - një qytezë e bukur në Detin e Zi në afërsi me kufirin tonë juglindor. Këtu punon Gjeorgji Iliev - valltar-nestinar, këngëtar popullor, kryetar i klubit kulturor të Trakisë  “Shenjtorët Konstantin dhe Elena”, drejtues i klubit folklorik të vallëzimit “Hasekija”.

Çfarë nuk duhet të harrojmë, edhe kur vështirësitë sikurse nuk kanë fund? Ja dhe përgjigja e Gjeorgji Ilievit:

“Nuk duhet të harrohen rrënjat, traditat dhe për më tepër - komunikimi me njerëzit. Në kushtet e pandemisë punohet me vështirësi, por prapë së prapi mundëm të realizojmë një pjesë të madhe nga programi kulturor i klubit tonë. Përveç traditës “nestinarstvo”, një nga traditat të cilat ne i respektojmë janë “koleduvane” (këndimi shtëpi më shtëpi ditën e Krishtlindjes nga të ashtuquajturat “kolendarë”). Në fillim mësoheshim prej burrave në moshë mesatare, të cilët kanë marrë pjesë në këtë ritual dhe i dinë këngët, e njohin traditën. Pas një - dy vjetëve ata u larguan, por përherë vijnë dhe përfshihen djem të rinj. Sivjet për shkak të masave anti-epidemike kundër përhapjes së koronavirusit zhvillimi i ritualit u shty në momentin e fundit. Por pjesëmarrësit e rinj në klub mbeten me shpresën e do të vijnë edhe ditë më të mira, që ta vazhdojnë traditën."


Cila është tradita, e cila respektohet në Stranxha?

“Përgatitja fillon që nga fundi i muajit nëntor me rikujtimin e “këngëve të emërtimit”. Mundohemi t’u transmetojmë të rinjve  në grup detajet e rëndësishme, të dihet se cili është kuptimi i thellë i traditës. Më i preferuar për mua është emërtimi dhe thëniet të cilat thuhen për shëndet në shtëpi. Në përfundim thuhet: “Dhe sa yje në qiellin e qartë, kaq shëndet në këtë shtëpi”. Ky emërtim, nanurisje gjithmonë më emocionon, krijon gëzim dhe një frymë festive. Kurse kënga ime e dashur është “Filloi të mundohet Nëna e Zotit që nga dita e Ignazhdenit deri në ditën e Krishtlindjes”. Kjo këngë është  nga kohët e paharruara dhe mban kaq shumë forcë dhe emocion: “Filloi të mundohet Nëna e Zotit... në qytetin Jerusalem, të mund të lind Zotin e Ri. O’ Krisht, O’ Zot, gjashtë engjëjt.” Kjo këngë më është më afër zemrës, mbase sepse si i vogël ishte kënga e parë e kolendrave të cilën unë e mësova. Cili është urimi im? Për më tepër të jemi të shëndoshë dhe pak më të arsyeshëm. Të kemi më shumë fat! Tek ne ka një thënie: “Të kemi fatin të jemi të shëndetshëm, të tjerat njeriu i bën vet!” Siç thonë kolendarët pas nanurisjeve: “Të jetë!”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: të ofruara nga Margarita Petkova dhe Gjeorgji Iliev



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Lajme të rëndësishme nga takimi i Shoqatës së ansambleve folklorike bullgare jashtë vendit

90 pjesëmarrës, që përfaqësonin 57 ansamble folklorike bullgare nga Evropa dhe Amerika e Veriut, u mblodhën në Sofje për takimin e tyre të katërt krijues-seminar. Ai kaloi jashtëzakonisht në mënyrë konstruktive, me punëtori dhe ligjërues të dobishëm, por..

botuar më 25-11-12 8.00.MD
Foto: Qendra kulturore “G. S. Rakovski - 1927”

Bullgarët e Banatit nga Gostilja i mirëpresin turistët gourme me kënaqësi kulinare dhe tradita të gjalla

Historia e fshatit Gostilja është njëkohësisht një udhëtim nëpër kohë dhe një takim me një komunitet të vogël katolik që arriti, pavarësisht ndryshimeve të historisë, të ruajë identitetin dhe besimin e tij. Fshati ndodhet në Bullgarinë..

botuar më 25-10-26 8.05.PD

Doc. Natalija Rashkova: Globalizimi është arsye për interes shtesë ndaj identiteteve

“Folklori është një nevojë për njeriun dhe kjo nevojë ndoshta nuk do të zhduket kaq lehtë”, është e bindur doc. dr. Natalija Rashkova – etnologe dhe folkloriste, pedagoge universitare dhe studiuese me kontribut të dalluar në kërkimin e folklorit..

botuar më 25-10-16 3.15.MD