Një dokument i ri personal “Kartë për origjinë bullgare” do t’u japë të drejtën të huajve me origjinë bullgare për të punuar, mësuar dhe qëndruar në Bullgari. Parlamenti miratoi në lexim të parë një shtojcë në Ligjin për dokumentet personale bullgare. Karta do ta përballojë ndalimin në disa vende për nënshtetësi të dyfishtë, theksuan “Patriotët e Bashkuar”, të cilët e parashtruan shtojcën.
Procedura e lëshimit të kartës do të ngjajë me atë të dhënies së dokumenteve personale bullgare. Mbetet kërkesa për certifikatë për vërtetimin e origjinës bullgare, e cila jepet nga Agjencia për Bullgarët Jashtë Shtetit.Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin..