Serbia do të prodhojë Sputnik V
Vaksina e parë ruse kundër Covid-19, Sputnik V, do të prodhohet në Serbi. Fondi Shtetëror i Investimeve i Rusisë arriti marrëveshje me Institutin Serb të Virusologjisë “Torlak” për të filluar prodhimin në maj. Qytetarët serbë dhe të huajt që janë të vaksinuar me Pfizer, Sinopharm, AstraZeneca dhe Sputnik V do të jenë në gjendje të hyjnë në vend pa një test PCR dhe izolim, njoftoi qendra e shtypit pranë qeverisë serbe. Deri më tani, Serbia 7 milionëshe vaksinoi më shumë se 2.241 milion qytetarë të saj, nga të cilët 903 000 morën tashmë një dozë të dytë të vaksinës. Për nga numri i të vaksinuarve për 1 milion banorë, vendi renditet i pari në rajon dhe i dyti në Evropë, njoftoi BTA.
Shqipëria porositi një vaksinë kineze prodhuar në Turqi
Qeveria shqiptare nënshkroi marrëveshje me një kompani turke për të furnizuar 1 milion doza të vaksinës kineze Sinovak kundër koronavirusit, njoftoi sajti Exit. Kontrata me kompaninë turke klasifikohet si një “sekret tregtar”, kështu që çmimi i vaksinave nuk do të zbulohet, thekson sajti. Me një sanksion parlamentar, qeveria në Tiranë vendosi të fillojë negociatat me çdo kompani që dëshiron të sigurojë vaksina kundër Covid-19 të miratuara në vendin e origjinës. 192 000 dozat e para të vaksinës Sinovak tashmë u furnizuan. Pjesa tjetër pritet brenda 2 muajve. Shqipëria, popullsi e së cilës është 2.8 milion veta, nënshkroi gjithashtu një kontratë për 500 000 doza të vaksinës Pfizer / Biontech. Deri më tani, më shumë se 50 000 njerëz në vend u imunizuan me këtë vaksinë dhe me vaksinën ruse Sputnik V.
Vaksinimi filloi edhe në Malin e Shenjtë
120 dozat e para të vaksinës Pfizer / Biontech iu dhanë murgjve dhe civilëve në Aton. Në prill priten doza të reja të vaksinës në republikën e murgjve. Njoftohet për interes të shtuar të vëllazërive ndaj imunizimit që kryhet në kryeqytetin Kareja. Dhjetëra raste të infektimit me koronavirus kishte në Malin e Shenjtë, me të paktën katër murgj humbën jetën e tyre dhe shumë të tjerë u trajtuan në Selanik. Për të parandaluar raste të reja dhe përhapjen e virusit, pelegrinëve iu ndalua hyrja në Aton dhe murgjit dhe punëtorët që erdhën atje iu nënshtruan testeve të shpejta.
Iliesku do të vazhdojë të studioje aktivitetet revolucionare
Gjykata Kushtetuese e Rumanisë “shpëtoi” Institutin e Revolucionit Rumun, të udhëhequr nga ish Presidenti Jon Iliesku. Ligji me të cilin qeveria donte të shfuqizonte institutin u shpall antikushtetues, njoftoi sajti Ziare. Në dhjetor 2019, qeveria deklaroi se aktivitetet e institutit nuk korrespondonin me fondet e shtetit të shpenzuara për të. Instituti i Revolucionit Rumun duhet të analizojë atë që ndodhi gjatë trazirave në dhjetor 1989, kur regjimi komunist u përmbys në vend dhe gati 1000 njerëz vdiqën. Më shumë se 30 vjet më vonë, pjesëmarrësit në këto ngjarje dhe qytetarët e vendit janë akoma duke pritur të vërtetën për revolucionin rumun, të udhëhequr nga Jon Iliesku.
Mali i Zi filloi kërkimet për naftë dhe gaz
Mali i Zi filloi shpimin e parë për naftë në shelfin e tij në det të hapur me platformën Topaz Drillër, njoftoi HINA. Kompania italo-ruse Enel-Novatek po eksploron rajonin pranë qytetit adriatik të Ulqinit. Kërkimi për depozitat e gazit dhe naftës pritet të zgjasë 180 ditë. Eksplorimet e para të gazit dhe naftës në brigjet e Malit të Zi u kontraktuan me një koncesion të nënshkruar në 2016. Thellësia e shpimit do të jetë 6525 metra. Organizata mjedisore joqeveritare ngritën zërin e tyre kundër shpimit. Banorët e Ulqinit gjithashtu kanë frikë se studimi mund t’i largojë turistët nga plazhet me rërë me gjatësi 15 kilometra në rajon, njoftoi BTA.
Trazira financiare dhe të kapitalit në Turqi
Shahap Kavxhëogllu është guvernatori i ri i Bankës Qendrore të Turqisë. Në më pak se dy vjet, ky është guvernatori i katërt i thesarit i emëruar nga Presidenti Rexhep Tajip Erdogan, njofton Bloomberg. Lajmi çoi në një zhvlerësim të lirës turke me 9-7 për qind dhe një kolaps të bonove dhe aksioneve turke. Profesori universitar dhe kolumnisti proqeveritar Kavxhëogllu është një kritik i paraardhësit të tij Naxhi Agball, i cili rriti normat e interesit dhe stabilizoi monedhën kombëtare. Për të qetësuar investitorët, ministri i financave tha se Turqia do të mbante një regjim të lirë të këmbimit valutor pavarësisht nga zhvlerësimi i lirës turke.
Përpilues: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: Reuters, Vantage Drilling International, Twitter / Şahap Kavcıoğlu
Në prag të zgjedhjeve të gjashta të parakohshme parlamentare në më pak se tre vjet, vërehet lodhja e qytetarëve bullgarë nga pashpresa menaxheriale. Një gjë e tillë duket se ekziston edhe në fushën politike – dëshmi është fushata tejet letargjike..
Abdullah Öcalan propozoi bisedime paqeje me PKK nga burgu Lideri i Partisë terroriste të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), Abdullah Öcalan, i cili po vuan një dënim me burgim të përjetshëm, u vizitua nga një i afërm i tij për herë të parë..
Fushata e shtatë zgjedhore në maratonën politike në tre vitet e fundit është në final. Vallë, a dëgjuam mesazhe për një rrugëdalje nga kjo krizë, apo lajmet tradicionale të blerjes së votës, blerësit e vërtetë të të cilave nuk u zbuluan..
Një kandidat pro-rus po kryeson në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani,..