Me rastin e përvjetorit të 85 të programeve të para të BNR-së për jashtë shtetit Radio Bullgaria startoi një lojë me pyetje për kulturën dhe historinë bullgare.
Në edicionin e parë ju pyetëm: Me cilën ngjarje historike e lidhni festën kombëtare të Bullgarisë – 3 marsin? Shumica prej vizituesve të sajtit tonë shënuan korrekt se kjo është Lufta Ruso-Turke nga vitet 1877-1878, e cila ia solli popullit bullgar lirinë. Vetëm miqtë tanë shqipfolës janë vështirësuar, duke shënuar se kjo është “Shpallja e Pavarësisë së Bullgarisë gjatë vitit 1908.” Në fakt, e njëjta përgjigje ka qenë arsye për hezitim ndër miqtë tanë përdorues të spanjishtes, anglishtes, gjermanishtes dhe rusishtes.
Më shumë hollësi për Çlirimin e Bullgarisë dhe festës kombëtare të vendit tonë mund të lexoni KËTU.
Duke ju falënderuar nga zemra për pjesëmarrjen tuaj, ju ftojmë të merrni pjesë në kuizin tonë të ardhshëm, i cili së shpejti do të shfaqet në sajtin e Radio Bullgarisë.
Gëzuar ditën e parë të shkollës! Në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e ditës. Në rubrikën Kënga e ditës do të dëgjoni këngën “Ku mbeti fëmijëria” nga Asen Kisimov. Ju urojmë minuta të këndshme! 01:45 - Lajme 14:34 - Kënga e..
Të nderuar miq, në fillim të programit tonë më 13 shtator 2024 do të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën tonë të përditshme “Kënga e Ditës” ju ofrojmë interpretimin e grupit X-R@Y - “Këngë për jetën”. Ju urojmë minuta të këndshme!..
Në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e ditës. Në rubrikën Kulturë do t’ju prezantojmë me premierën e dokumentarit te Agjencisë Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Shtetit të titulluar “Zemra e Bullgarisë tjetër”. Në rubrikën Kënga e ditës do..
Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën Kënga e ditës do të dëgjoni këngën “Unë dhe ti” nga grupi i njohur..
Në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e ditës. Pas kësaj në rubrikën “Politikë” do t’ju përqendrojmë vëmendjen mbi fushatën e radhës..