Kryeinspektori shëndetësor i shtetit, Angell Kunçev, njoftoi se Shtabi i Vaksinimit do të marrë vendim mbi aplikimin e vaksinës “Johnson & Johnson” në Bullgari jo më herët se të hënën, njoftoi programi “Horizont” i BNR. Ai sqaroi se kjo do të ndodhë kur të dalë vendimi i Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave. "Tani jemi në kontakt me disa vende evropiane. Ne duam një zgjidhje unike evropiane, nëse është e mundur, dhe praktika të jetë e njëjtë. Nëse e arrijmë këtë - mirë, nëse jo, gjithsesi do ta marrim vendimin tonë, " tha Kunçev.
Ditën e hënë pritet informacion suplementar edhe për korridoret jeshile, njoftoi ai.Komisioni Evropian ka vendosur përkohësisht “në pauzë” procesin e vlerësimit paraprak të kërkesës së Bullgarisë për këstin e tretë të pagesës nga Plani Kombëtar për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri, i cili kap vlerën e 1.6 miliardë eurosh, raportuan për..
Përfaqësues të koalicionit politik “BSP – e majta e bashkuar”, pjesë e qeverisjes së vendit – deputeti Galin Durev, Rumen Petkov dhe Ilijan Sarandaliev – vizituan Moskën. Ata patën takime me kryetarin e Komitetit për Energjinë të Rusisë, Nikollaj..
Ndërmjetës bullgarë u identifikuan si disa nga hallkat lidhëse në një hetim mbi një skemë ndërkombëtare për pastrimin e parave ruse. BGNES citon të dhëna nga Intelligence Online , sipas të cilave dy kompani bullgare të ndërmjetësimit ishin të..
Në mbledhjen e sotme, qeveria miratoi projektbuxhetin shtetëror për vitin 2026 , i cili, në mënyrë të paprecedentë, nuk mori mbështetjen e punëdhënësve...
Bullgaria kundërshton me qëndrueshmëri çdo propozim për heqjen e kërkesës për unanimitet në marrjen e vendimeve brenda Politikës së Përbashkët të..
Të premten në mëngjes, në shumë vende në ultësira, lugina dhe rreth pellgjeve ujore, do të ketë mjegull, ose re të ulëta. Gjatë ditës, do të jetë..