Që nga sot po fillon fushata kombëtare "Vera Blu" në 12 qytete me iniciativë të Avokates së Popullit Diana Kovaçeva. Qëllimi është të mbështetet shëndeti mendor i adoleshentëve në kontekstin e epidemisë së koronavirusit. Do të hapen dhoma pritjeje në të cilat psikologët do të këshillojnë falas prindërit dhe fëmijët që përjetojnë vështirësi pas izolimit Covid. Përveç kësaj, të gjithë do të mund të bëjnë pyetje në një email të veçantë në faqen e internetit të Avokatit të Popullit. Sipas Diana Kovaçevës, nxënësit ndjehen të shqetësuar pas mësimit në distancë dhe kanë vështirësi për t’u përshtatur me mjedisin shkollor.
Nënpresidentja Ilijana Jotova tha, se tekstet e ndryshuara në Kushtetutë u kthyen kundër krijuesve të tyre. Jotova komentoi para gazetarëve se “për shkak të këtyre ndryshimeve në Kushtetutë, sot nuk mund të zgjidhet kryetari i Kuvendit Popullor”...
Shtatëdhjetë e shtatë për qind e atyre që punojnë në arsimin e mesëm janë të gatshëm të protestojnë me kërkesën për rritjen e pagave në këtë sektor, sipas një sondazhi kombëtar nga Konfederata e Punës “Podkrepa”. Gjysma e të anketuarve kanë deklaruar..
Këshilli i Ministrave miratoi një projekt-marrëveshje donacioni midis Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Bullgarisë për dhënien e një kontributi vullnetar për të mbështetur aktivitetet e organizatës në Rripin e Gazës me shumën prej 100 mijë euro...
Përpjekja e pestë radhazi e deputetëve për të zgjedhur një kryetar të Kuvendit Popullor nuk solli rezultat. Në votim u vunë katër kandidatë - Natalija..
Në datat 22 dhe 23 nëntor, Kisha Ortodokse Bullgare do të kremtojë solemnisht njëqindvjetorin e shenjtërimit të Tempullit-Monument “Shën Aleksandër..
Autoritetet në Greqi do të dërgojnë më shumë policë për të punuar në postbllokun "Promahon" në kufirin me Bullgarinë për përpunimin më të shpejtë të..