Bashkimi Evropian ka miratuar planin e rimëkëmbjes së Qipros
Komisioni Evropian i dha dritë të gjelbër Planit për rimëkëmbjen dhe qëndrueshmërinë, të prezantuar nga Qiproja, transmetoi korrespondentja e Radios Kombëtare Bullgare në ishull Branisllava Bobanac. Në Nikozi kryetarja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen deklaroi se miratimi është një hap i rëndësishëm që vendi të marrë 1,2 miliardë euro gjatë 5 vjetëve të ardhshme për rimëkëmbjen e ekonomisë së vet pas pandemisë nga Covid-19. Në Bruksel janë të kënaqur se 41% nga paratë mbi planin janë për masa, të cilat përkrahin qëllimet klimatike të Bashkimit Evropian, kurse 23% shkojnë për tranzicionin digjital. Plani Qipriot parashikon 58 reforma, 76 programe për investime dhe miratimin e 53 ligjeve deri në vitin 2026. Në Nikozi Ursula von der Leyen përsëri ripohoi se Bashkimi Evropian “asnjëherë, asnjëherë” nuk do të pranojë marrëveshje për dy shtete në Qipron e ndarë etnike.
Sipas Shteteve të Bashkuara korrupsioni është problemi kryesor për Maqedoninë e Veriut
Korrupsioni - më në veçanti në fushën e porosive shtetërore dhe të sistemit gjyqësor - është problemi bazë për bërjen e biznesit në Maqedoninë e Veriut. Kjo konstatohet në raportin e Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara, njoftoi televizioni maqedonas “Sitel”. Përpjekje nga ana e qeverisë për luftë me korrupsionin dhe konfliktet e interesave në administratën publike bëhen, por ato janë të pamjaftueshme. Kështu që, korrupsioni është i pranishëm nga nivelet më të ulëta në ato më të larta, shënohet në raport. “Pavarësisht se kompanitë e mëdha të huaja në vend kanë një përvojë pozitive, mjedisi i përgjithshëm rregullator mbetet i ndërlikuar. Kështu për shembull ndryshimet e shpeshta rregullatore dhe ligjore, së bashku me interpretimin kontradiktor të rregullave, krijojnë një biznes mjedis të paparashikueshëm, të favorshëm për korrupsion”, pohon dokumenti.
Serbia lavdëron përkrahjen hungareze për anëtarësi në Bashkimin Evropian
Roli i Hungarisë është jashtëzakonisht stabilizues në Ballkanin Perëndimor, deklaroi presidenti serb Aleksandër Vuçiç pas takimit në Beograd me kryeministrin hungarez Viktor Orban. “Shumica thonë se e përkrahin rrugën e Serbisë drejt Bashkimin Evropian, por shumë pak e bëjnë me guxim dhe haptazi, të gatshëm për shkak të Serbisë të durojnë kritika, siç e bëni ju”, tha Vuçiç. Miku u përgjigj se Hungaria jo me saktësi e mbështet Serbinë dhe anëtarësimin e saj në Bashkimin Evropian, sepse pas Serbisë qëndron i gjithë Ballkani Perëndimor. “Derisa Serbia nuk integrohet, Ballkani Perëndimor po kështu nuk do të integrohet. Serbia është një shtet kyç dhe Bashkimi Evropian duhet ta kuptojë këtë”, tha Orban dhe shtoi se “stabiliteti në Ballkanin Perëndimor nuk është i mundur pa stabilitetin e Serbisë”.
Bashkimi Evropian do nga Shqipëria procese gjyqësore kundër korrupsionit qeveritar
Duke iu drejtuar konferencës "Sfida dhe kufta kundër korrupsionit", ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë Luigi Soreca deklaroi se Shqipëria ka arritur përparim, por shtoi se “duhet të ketë ndëshkime dhe konfiskime nga gjykatat”. Ambasadori nënvizoi se është e nevojshme të ketë figura publike të dënuar anga nivelet e larta të pushtetit. Që nga viti 2020 Bashkimi Evropian e ka përkrahur Shqipërinë me 60 milionë euro, që të mund të shtojë kapacitetin e strukturave të rëndësishme në luftën kundër korrupsionit. Qytetarët shqiptarë duhet të kuptojnë se Bashkimi Evropian është në anë të tyre. “Sfidat janë të shumta dhe qëllimi ynë është i përbashkët - klimë e cila do të sjellë investime dhe do të risë standardet ekonomike”, thotë Soreca i cituar nga agjencia BGNES.
Greqia po mundohet që të përshpejtojë imunizimin kundër pandemisë
Ekonomia greke nuk do të mbyllet përsëri, vetëm për të mbrojtur pakicën e pa vaksinuar. Këtë e deklaroi kryeministri i vendit Kyriakos Mitsotakis në një intervistë përpara Reutersit. Greqia i lehtësoi kufizimet pas pakësimit të numrit të infektuarve, por në vend rriten frikësimet nga shpërndarja e variantit më infektues “Delta”. Rreth 38% nga popullsia 11 milionëshe të vendit është krejtësisht e vaksinuar. Një studim i agjencisë greke Pulse tregoi se 40% nga të pa vaksinuarit nuk kanë ndërmend të imunizohen. Prandaj qeveria u propozoi të rinjve nga 150 euro dhe një internet falas për telefonat mobilë, që të inkurajojnë vaksinimin. Qëllimi është që deri në vjeshtë të imunizuarit të arrijnë të paktën 70%. Që nga data 12 korrik autoritetet greke do të shpallin vaksinime të detyrueshme për grupe të caktuara profesionale, shpalli qeveria.
Përpiloi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: EPA/BGNES, © Luigi Soreca, Twitter
Athina paralajmëroi se pret të respektohen të drejtat e grekëve në Epirin e Veriut Greqia paralajmëroi kryeministrin shqiptar Edi Rama se respektimi i të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri mbetet një kusht i detyrueshëm për anëtarësimin..
Nënpresidentja Ilijana Jotova e përshkroi Asamblenë Kombëtare të sapozgjedhur si "të paligjshme". Sipas saj, raportimet për shkelje dhe kërkesat e gjithnjë e më shumë partive për anulimin e zgjedhjeve e vënë në pikëpyetje drejtësinë e tyre. Ajo e tha këtë..
Klubi Kulturor "Ivan Mihajllov" në Manastir është fshirë nga Regjistri Qendror në Maqedoninë e Veriut, por shpirti i Ivan Mihajllovit vazhdon të jetojë në popull dhe në gjykatë po zhvillohet një "betejë ligjore" për kthimin e këtij emri, tha për BTA..
Një maqedonasе bëhet zëvendëssekretarе е përgjithshmе е NATO-s Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte emëroi Radmila Shekerinska nga..