Intelektualë të shquar bullgarë dhe të huaj u tërhoqën si autorë dhe prezantues të programeve të para të transmetimit të Radios Kombëtare Bullgare për jashtë vendit në vitet '30. Për shembull, redaktori i gazetës "La parole bulgare" "Fjala Bullgare" Zhorzh Millçev i përgatiste programet javore në frëngjisht, ndërsa Petër Uvaliev, i cili punonte në Drejtorinë e Shtypit, i bënte programet në italisht.
Pasqyra javore e ngjarjeve në Bullgari në gjuhën gjermane në vitet e para të programeve në gjuhë të huaja të Radios Kombëtare Bullgare përkthehej nga një punonjës i ngarkuar posaçërisht i Ambasadës Gjermane, Dr. Naumann. Dy herë në javë inxhinieri Bori Gançev lexonte ligjërata në gjuhën gjermane.
Spikeri i emisioneve angleze në fillim ishte Mihaill Haxhimishev (më vonë redaktor i njohur i operës) dhe zyrtari nga Drejtoria e Shtypit Ljakov.
Emisionet në esperanto përgatiteshin nga industrialisti Stefan Gançev dhe punonjësi nga Shtypshkronja Shtetërore Kirill Drazhev.
Në korrik 1944, filloi të transmetohej një program i veçantë në bullgarisht, i destinuar për bashkatdhetarët tanë jashtë vendit - "Transmetuesi. Lajmet Bullgare ", i cili u organizua nga Drejtoria e Shtypit dhe përmbante lajme të brendshme dhe të jashtme. Mund të lexoni më shumë rreth historisë së programeve në gjuhë të huaja në Radion Kombëtare Bullgare në rubrikën tonë "Radio Bullgaria – 85 vjet".
Në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e ditës. Në rubrikën Kënga e ditës do të dëgjoni këngën “Peizazh me ngjyra” nga “Mary Boys Band”. Ju urojmë minuta të këndshme! 01:50 - Lajme 15:01 - Kënga e ditës
Të nderuar miq, në fillim të programit tonë më 10 shtator 2024 do të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën tonë të përditshme “Kënga e Ditës” ju ofrojmë këngën "Mona Liza" në interpretim të grupit “Ostava”, i cili më 11 shtator do të festojë..
Në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e ditës. Në minutat për muzikë ju ofrojmë këngën më të re të interpretuesit Samuell Manueljan, sipas muzikës, tekstit dhe aranzhimit të krijuesit Dimitër Bodurov. Ju urojmë minuta të këndshme!..
Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën Kënga e ditës do të dëgjoni këngën “Unë dhe ti” nga grupi i njohur..
Në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e ditës. Pas kësaj në rubrikën “Politikë” do t’ju përqendrojmë vëmendjen mbi fushatën e radhës..