Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Lokalet në Sofje janë hapur pas orës së mbrëmjes

Foto: arkiv

Autoritetet shëndetësore dhe policia kryen inspektimin e radhës në kryeqytet për të përcaktuar nëse masat e reja anti-epidemike po respektohen dhe përsëri konstatuan shkelje. Kjo vjen në sfondin e protestave në të gjithë vendin të industrive të prekura, me në krye pronarët e restoranteve dhe hotelierët, të cilët po bojkotojnë kufizimet. Në shumicën e lokaleve që shkelin urdhrin e Ministrit të Shëndetësisë, pronarët nuk u gjetën, por megjithatë u hartuan protokolle. Sanksioni për personat fizikë është deri në 1000 leva (rreth 500 euro), dhe për personat juridikë deri në 2000 leva (rreth 1000 euro). Rregullat e reja parashikojnë që lokalet të punojnë nga ora 7.00 deri në orën 23.00.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Borisllav Sarafov

Borisllav Sarafov ka cilësitë për t'u zgjedhur kryeprokuror, sipas dy komisioneve të Këshillit të Lartë Gjyqësor

Borisllav Sarafov i plotëson të gjitha kushtet dhe ka cilësitë për t'u zgjedhur kryeprokuror. Ky qëndrim u mbajt nga Komisionet e Certifikimit dhe Konkurseve dhe të Etikës Profesionale pranë Kolegjit të Prokurorit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, duke..

botuar më 24-11-26 1.48.MD
Rumen Radev

Rumen Radev mbajti një leksion në Akademinë Diplomatike të Vietnamit

Presidenti Rumen Radev, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Vietnam, mbajti një ligjëratë në Akademinë Diplomatike të Ministrisë së Punëve të Jashtme me rastin e 75 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve. Kreu i..

botuar më 24-11-26 10.21.PD

PP-DB hodhi poshtë mundësinë që Bojko Borisov të qëndrojë në krye të qeverisë

“Për ne, Bojko Borisov si kryeministër i Bullgarisë është një propozim absolutisht i papranueshëm, ne nuk do të marrim pjesë në tregti për poste. Kështu iu përgjig “Po e vazhdojmë ndryshimin-Bullgaria Demokratike” (PP-DB) propozimit të liderit të..

botuar më 24-11-26 8.38.PD