Për tre muajt e verës gjatë qeverisjes së kabinetit teknik u shërbyen 7600 persona, të cilët morën certifikatat e tyre për shtetësinë e fituar bullgare. Ndërsa për gjithë vitin 2020 certifikatat e lëshuara ishin 5500. Këtë e tregoi si një sukses të tij Ministri i Drejtësisë Prof. Janaki Stoillov. Ai paraqiti prioritetetet e veta pas fillimit të mandatit të tij të dytë teknik. “Besueshmëria në vendosjen e origjinës bullgare po rritet, ndërmjetësit u hoqën. Ne përpiqemi të përmirësojmë ndërveprimin me Agjencinë Shtetërore për Bullgarët Jashtë Shtetit”, shtoi ministri.
Një numër rekord - 600 "luftëtarë" janë të dislokuar në bazën ajrore Uzunxhovo, dhe rasti nuk është një konflikt ushtarak, por festimi i Ditës së qytetit Haskovo. Atraksioni më i madh me rastin e 8 shtatorit është loja e organizuar ushtarake simuluese..
Ellhovo ndodhet në pjesën juglindore të Ultësirës së Trakisë në mes të një fushe pjellore midis maleve Stranxha dhe Sakar. Një nga lumenjtë më të mëdha në Bullgari - Tunxha - kalon pranë qytetit, dhe në rajon ka 21 fshatra me tokë bujqësore, të cilat..
Festivali i pestë i Peshkut dhe i Verës do të mbahet nga 5 deri më 8 shtator në qytetin tonë bregdetar Burgas. Veprimtaria do t'u ofrojë banorëve dhe mysafirëve të qytetit një shumëllojshmëri prodhimi të kuzhinës dhe verës, një program muzikor dhe..