Afati për regjistrimin elektronik të popullsisë bullgare përfundon më 30 shtator, rikujtuan nga Instituti Kombëtar i Statistikave. Numri i bullgarëve të regjistruar në mënyrë elektronike është tashmë mbi 2 290 000, tha para BNR Sergej Cvetarski, kreu i Institutit Kombëtar të Statistikave. Tashmë janë përshkruar rreth 4 500 000 njerëz, së bashku me ata të numëruar nga regjistruesit. Para rreth 10 vitesh në mënyrë elektronike u regjistrua 40% e popullsisë bullgare.
"Parashikimet nuk u realizuan - prisnim që tani me zhvillimin e teknologjisë të numëronim në mënyrë elektronike rreth 60% të bullgarëve, por jemi larg kësaj përqindjeje. Kështu qe do të shpresojmë tek numërimi i regjistruesve ”, komentoi Cvetarski. Vizitat fizike të regjistruesve do të vazhdojnë deri më 10 tetor.Investimi në njerëz, arsim, inovacion dhe teknologji është çelësi i suksesit në të ardhmen, tha presidenti Rumen Radev në hapjen e një forumi biznesi në Singapor, ku marrin pjesë përfaqësues të kompanive bullgare dhe singaporiane. Kreu i shtetit..
Heqja e kufijve tokësorë për Bullgarinë dhe Rumaninë në Shengen do të bëhet realitet brenda pak javësh, sipas Komisioneres Evropiane për Punët e Brendshme Ilva Johansson. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë - Rumani, ajo tha se është optimiste..
Gjykata Kushtetuese hapi një procedurë me kërkesën e presidentit Rumen Radev për shpalljen jokushtetuese të ndryshimeve në ligjin bazë të miratuara nga Legjislatura e 49-të e Kuvendit Popullor. Ato kanë të bëjmë me heqjen e ndalimit të dyshtetësisë si..
Përpjekja e pestë radhazi e deputetëve për të zgjedhur një kryetar të Kuvendit Popullor nuk solli rezultat. Në votim u vunë katër kandidatë - Natalija..
Në datat 22 dhe 23 nëntor, Kisha Ortodokse Bullgare do të kremtojë solemnisht njëqindvjetorin e shenjtërimit të Tempullit-Monument “Shën Aleksandër..
Nënpresidentja Ilijana Jotova tha, se tekstet e ndryshuara në Kushtetutë u kthyen kundër krijuesve të tyre. Jotova komentoi para gazetarëve se “për..