Filmi i shkurtër bullgar "Vi" i regjisorit Deyan Tsvyatkov fitoi çmimin për filmin më të mirë në Festivalin e Filmit Fabtastiko-Shkencor të Berlinit. Festivali u zhvillua në datat 5 dhe 6 nëntor në kinemanë legjendare Babylon Cinema.
Filmi "Vi" i regjisorit bullgar Deyan Tsvyatkov u zgjodh mes 70 filmave të tjerë fantastiko-shkencorë nga 27 vende në kategori të ndryshme.
“Vi” është një sistem kompjuterik që i lejon njerëzit të punojnë ndërsa flenë. Viktor, krijuesi i saj, i është përkushtuar plotësisht kësaj, derisa një ditë takon aksidentalisht Lorën në një makth artificial.
“Ky është një shpërblim për të gjithë ekipin me të cilin u zhytëm në botën retro-futuriste të “Vi”. Faleminderit! Mezi pres ta shoh filmin edhe në Bullgari në ekranin e madh”, ka komentuar Deyan Tsvyatkov.
Edicioni i 20-të i Festivalit Botëror të Filmit të Animuar mbahet nga 11 deri më 15 shtator në Qendrën e Kongreseve në qytetin bregdetar bullgar Varna. Janë të përzgjedhur mbi 70 tituj në 7 kategori, ndër të cilët më të priturit, sipas ekipit, janë..
Janë 4 shfaqje emocionuese të kinemasë bullgare në Paris. Nga data 10 deri më 13 shtator në kryeqytetin francez do të mbahet Festivali i Kinemasë Bullgare, ndërsa edicioni i gjashtë i tij është nën moton "Së bashku më të fortë". "Këtë vit duam..
Deri më 15 shtator, Bulevardi “Vitosha” i kryeqytetit dhe parku përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës janë shndërruar në një librari të madhe në ambient të hapur. Edicioni i radhës i "Rrugicës së Librit", organizuar nga Shoqata "Libri..