"Përsëri" është një nga këngët e fundit të realizuara nga Krista (Krëstina Kokorska) - këngëtare bullgare e popit, R&B dhe xhazit, e cila është edhe aktore. Që në momentin kur u shfaq në skenën muzikore, Krista bëri përshtypje me praninë e saj artistike dhe përpjekjen për një tingull modern.
Ajo lindi në qytetin Pleven (Bullgari Qendrore Veriore), ku u diplomua në Shkollën Muzikore Kombëtare “Panajot Pipkov” me violinë, dhe më vonë – në Akademinë Muzikore Kombëtare “Panço Vlladigerov” për këngëtare pop dhe xhaz. Ajo është vajza e një këngëtareje popullore - një nga solistet e Ansamblit Verior. Ndër çmimet e shumta që ka marrë është edhe çmimi për debutimin e saj në konkursin e BNR “Pranvera e Artë” në vitin 2009. Në të njëjtin konkurs në vitin 2012 ajo fitoi çmimin special për ta përfaqësuar Bullgarinë në Forumin Ndërkombëtar të Muzikës Eurosonic në Groningen, Holandë, dhe Çmimin e dytë në vitin 2019 me këngën "Përsëri" - muzika dhe teksti janë vepër e Rachel Rowe, aranzhimi është i Strahill Vellçevit - Kink dhe Borisllav Bojaxhievit - Borçe.
“Unë e shikoj atë, por në mendimet e mia po shoh vetëm ty. Të humbur në përkthim janë fjalët mes nesh, apo jo? Kujtime të bukura…”- këndon Krista.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Legjendat e muzikës eksperimentale dhe të xhazit jokonvencional Frank Gratkowski (Gjermani) dhe Kazuhisa Uchihashi (Japoni) do të hapin Sofia Free Jazz në Sofje më 23 janar (e enjte) - seria e re e festivalit të radios "Alarma Punk Jazz" të Radios..
Ju ofrojmë një dozë magjie me këngën më të re të interpretueses Kristina Dimitrova-Manasieva, ose e njohur më mirë si KristinSax. Përveçse këndon ajo i bie saksofonit dhe flautit. Veçse interpretuese e këngës së saj të re “Magjia”, KristinSax është..
Në Ditën e Asistencës së Maternitetit, ju ofrojmë një këngë kushtuar një teme të vështirë - vdekshmërinë femërore gjatë lindjes. "Të mos jemi vetëm" bashkon disa nga muzikantët tanë më të mirë. Përveçse interpretoi këngën në mënyrën e tij të..
Orkestra e Muzikës Popullore e Radios Kombëtare Bullgare, e drejtuar nga maestro Dimitër Hristov , po përgatit një turne pranveror në mars. Të..
Fillimi i vitit 2025 është më se i frytshëm për këngëtaren Desi Dobreva – krahas udhëtimeve nëpër botë, ajo arriti të incizojë një këngë të dytë. Pas..