Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Një koalicion i gjerë do të shpëtojë Rumaninë nga kriza

Të dy partitë më të mëdha në Rumani ranë dakord për formimin e një qeverie. Kështu kapërcehet kriza tremujore politike, e cila bllokon përpjekjet e vendit të vonojë pandeminë e Covid-19 dhe të vazhdojë reformat, transmetoi televizioni Digi24. Marrëveshja parashikon “rotacion” të kryeministrave deri në zgjedhjet e rregullta parlamentare në dhjetor 2024. Kryeministër i parë do të jetë kandidati i Partisë Nacional Liberale – gjenerali rezervist Nikollae Çuka. Pas 18 muajsh ai do të zëvendësohet nga lideri i socialdemokratëve Marçell Çollaku. Të dy forcat politike dhe Partia Hungareze ndanë 21 ministrive. Socialdemokratët marrin përsipër financat dhe shëndetësinë, ndërsa liberalët drejtësinë. Koalicioni do të ketë 2/3 nga vendet në parlament.

Protesta kundër zhvlerësimit të lirës dhe çmimeve në rritje në Turqi

Protesta spontane shpërthyen në Stamboll, Izmir dhe Ankara pas një tjetër kolapsi të lirës turke. Kishte arrestime të protestuesve të pakënaqur. Opozita kërkoi dorëheqjen e qeverisë dhe largimin e Partisë së Drejtësisë dhe Zhvillimit nga pushteti. Kjo ndodhi pasi Banka Qendrore Turke uli interesin kryesor deri në 15 për qind, ndërsa Presidenti Rexheb Erdogan bëri thirrje për uljen më të madhe të kamatës. Një dollar amerikan shkëmbehej për 13.45 lira turke. Që nga fillimi i vitit lira humbi 45 për qind nga vlera e saj, pasi vetëm gjatë nëntorit rënia ishte mbi 25 për qind. Partitë kryesore opozitare akuzuan Erdogan në paaftësi dhe bënë thirrje për zgjedhje të parakohshme. Kreu i shtetit është kategorik, se zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare do të mbahen ashtu siç është e parashikuar në qershor 2023, transmeton agjencia Reuters.

Mbështetje financiare për shtimin e natalitetit në Serbi

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç paraqiti masa të reja për zgjidhjen e problemit demografik në vend. Që nga 1 janari rriten ndihmat për familjet për fëmijën e parë nga 100 000 në 300 000 dinarë (2550 euro). “Po zhdukemi si komb dhe të dhënat tregojnë se nataliteti është pak mbi 1.5. ndërsa për riprodhim të thjeshtë duhet të jetë 2.15. Ne po plakemi dhe përparimi ekonomik do të varet nga sa do të arrijmë të sigurojmë natalitetin” theksoi Vuçiç. “Po punohet veçmas për masa të reja për fëmijën e dytë” premtoi ai. Sipas tij kjo është masa e parë e cila duhet të inkurajojë nënat. Parashikohet që ajo të gërshetohet me shumë të tjera. Familjet do të mbështeten falas me 20 000 euro për blerjen e apartamenteve, për të motivuar të rinjtë të dalin nga shtëpitë e prindërve dhe të kenë fëmijë, shpjegoi edhe presidenti.

Kroacia bleu gjuajtës të përdorur francez

Në Zagreb Presidenti francez Emanjuell Makron dhe Ministrja e Mbrojtjes Florans Parli nënshkruan një kontratë për 999 milion euro për të shitur Kroacinë një skuadrilje nga 12 aeroplanë të përdorur luftarak “Rafale”. “Në këtë mënyrë ne forcojmë aftësitë e Ushtrisë Kroate dhe Forcave Ushtarako-Ajrore Kroate, pasi aeroplanët e siguruar do të ndikojnë mbi politikën e jashtme dhe sistemin mbrojtës të Kroacisë”, tha Kryeministri kroat Andrej Plenkoviç. Makron i falënderoi Kroacisë, se “gjithmonë ka qenë një partnere e vërtetë dhe e qartë” dhe shtoi, se përkrah përpjekjet e vendit për të aderuar në Hapësirën e Shengenit dhe në eurozonë. Miku vuri në dukje, se Franca do të punojë në këtë drejtim pasi do të marrë presidencën e Këshillit të BE-së në fillim të vitit 2022.

Bullgaria dhe Serbia do të modernizojnë lidhjen hekurudhore pranë Caribrod


Një qendër intermodale do të ndërtohet në kufirin midis Bullgarisë dhe Serbisë. Për këtë arritën marrëveshje ministrat e transportit të të dy shteteve Hristo Aleksiev dhe Tomisllav Momiroviç në një takim në Caribrod. Të dy ministrat morën përsipër angazhimin për të vazhduar negociatat për aktivitetet e përbashkëta në stacionin hekurudhor të përbashkët kufitar.
Bullgaria dhe Serbia do t'i bëjnë një propozim të përbashkët BE-së për të përfshirë seksionin Dragoman-Nish në rrjetin kryesor të transportit trans-evropian.

Përpilues: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: EPA/BGNES

Më shumë nga rubrika

Bojko Borisov

Reagimet e forcave politike pas rezultateve të para zgjedhore (rinovuar)

Sipas të dhënave nga exit poll-et e të gjitha agjencive sociologjike, GERB-SDS me lider Bojko Borisov është padyshim forca e parë politike. Vitet e fundit partia është përmbajtur nga komentet para shpalljes së rezultateve përfundimtare nga KQZ...

rinovuar më 24-10-27 10.02.MD

Të jetë i përfaqësuar politikisht - shpresa e pashpresë e votuesit bullgar

Në prag të zgjedhjeve të gjashta të parakohshme parlamentare në më pak se tre vjet, vërehet lodhja e qytetarëve bullgarë nga pashpresa menaxheriale. Një gjë e tillë duket se ekziston edhe në fushën politike – dëshmi është fushata tejet letargjike..

botuar më 24-10-27 9.25.PD
Абдуллах Йоджалан

Ngjarjet me adresë ballkanike

Abdullah Öcalan propozoi bisedime paqeje me PKK nga burgu Lideri i Partisë terroriste të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), Abdullah Öcalan, i cili po vuan një dënim me burgim të përjetshëm, u vizitua nga një i afërm i tij për herë të parë..

botuar më 24-10-26 2.00.MD