Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Delja dhe kënga e saj “Ti nuk je”

Foto: top20.bnr.bg

Delja Harallampieva është këngëtare pop, artiste, autore e disa prej këngëve në repertorin e saj. Njëra prej tyre – “Ti nuk je” tash disa muaj është në BG Top 20 – klasifikimin e Radios Kombëtare Bullgare për muzikën pop dhe rok. Muzikën Delja e kompozoi në bashkëpunim me Vlladisllav Miçev. Ajo krijoi edhe tekstin, aranzhimi është i Ivan Stançev.

Këngëtarja e re është nga qyteti Razgrad i Bullgarisë Verilindore, ku bëri hapat e parë në shkollën pranë Vatrës së Kulturës “Razvitie” (Zhvillim). Aty ajo mësonte këndim, piano, merrte pjesë në formacione të ndryshme. Arsimin e vazhdoi në Universitetin e Ri Bullgar – këndimin pop dhe xhaz në klasën e Etien Levi. Ky  këngëtar dhe pedagog i njohur, themelues i trios legjendare “Trik”, para pak kohe prezantoi grupin e tij më të ri “Super Trik” në të cilin ftoi edhe nxënësen e vet të talentuar.

“Nuk je afër meje… Unë isha gati për çdo gjë për ty… Të shoh, por vetëm në kujtim… Ti po largohesh, por unë nuk do të të ndjek…”.

Redaktore: Allbena Bezovska

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“O-oooh!"

Tashmë katër dekada, grupi “Atllas” na ofron muzikën e tyre. Kënga e tyre e fundit me titullin "O-oooh!" është dinamike, me një tingull karakteristik të stilit new wave dhe një linjë melodike. Kënga është singëli i dytë nga albumi që “Atllas”..

botuar më 24-08-28 6.40.PD

"Ore"

Angell Prodanov - Aço është gati 30 vjeç, dhe ndonëse që në fëmijëri luan piano dhe studion solfezh, ai ka rreth shtatë vjet që merret me muzikë profesionalisht. Ka marrë pjesë në disa programe televizive dhe në vitin 2020 në “Zëri i Bullgarisë”..

botuar më 24-08-26 6.05.PD

"Si zogjtë"

Vera është stina në të cilën zhvillohen festivalet më të shumta dhe të larmishme. Njëri prej tyre fillon sot, më 23 gusht, në Sevlievo. Aty, që nga viti 2017, kalaja "Hotaliç" është shndërruar në një skenë ku performojnë grupet vendase të rock-ut...

botuar më 24-08-23 7.20.PD